Bisha e Samsungut, Galaxy Note 20 është vetëm pak ditë larg lançimit, por lajmi i radhës ndoshta të bën ta rimendosh edhe një herë.
Për herë të parë kemi informacion mbi pasardhësin e S20, i cili do të quhet S21 ose S30 kjo nuk ka rëndësi vëmendja duhet të fokusohet mbi detajet që kanë dalë së fundmi.
Sipas SamMobile seri do të vijë me 3 modele, të gjitha me 5G, dhe 128/512GB memorie. Ky është standarti ama ndryshimi kolosal ka të bëjë me proçesorin.
Falë banchmarkeve të rrjedhura së fundmi nga vetë Samsung mësohet se motorri i këtij smartphoni do të jetë një hap galopant. Sipas zërave ai do të jetë një Exynos 1000 i bërë në bashkpunim me AMD duke përdorur një Radeon GPU të përshtatur. Benchmarket flasin për performancë 2.5 herë më të lartë se Snapdragon 865. Nëse rezulton e vërtetë Samsung do të ketë avantazh jo vetëm mbi Androidët e tjerë por edhe mbi iPhone.
Ndaj nëse në këtë moment të jetës e ke buxhetin për një Note 20, ndoshta mund edhe të konsiderosh të presësh deri në shkurt 2021.