Romanca e Epic Games me Marvel Universe nuk është e re, që nga ardhja e Thanos, tributet nuk kanë ndalur.
Dhe pikërisht përpara lançimit të lojës ekskluzive Avengers, lojtarët e Fortnite do të marrin pak sende të tjera Marvel.
Përpara se ta nxjerrë në versionin zyrtar, Marvel do të mbajë një seri eventesh beta, për këdo që e pa para-porositur lojën dhe ata që janë të interesuar. Iron Man, Hulk, Ms. Marvel dhe Black Widow do të jenë personazhet e përfshira në test.
Loja do t’i lejojë lojtarët të bëjnë misione të ndryshme War Zone, dhe të praktikojë sistemin e luftimit në “HARM Challenge Rooms“. Nëse plotëson tre nga sfidat e këtij të fundit do të kualifikohesh për të fituar një palë grushta The Smashers të Hulk në dy stile të ndryshëm.
The Smashers do të jenë të disponueshëm për tu blerë edhe normalisht më vonë.
Betat e hapura do të zhvillohen në periudha të ndryshme dhe do të mund të shkarkohen nga Xbox Live dhe PlayStation Store;
- Gusht 7-9: PlayStation 4 Pre-Order Beta
- Gusht 14-16: PlayStation 4 Open Beta
- Gusht 14-16: Xbox One Pre-Order Beta
- Gusht 21-23: Open Beta në PlayStation 4 dhe Xbox One