Të gjithëve na ka ndodhur të fajësojmë lidhjen e internetit ndërkohë që luajmë një lojë online. Megjithatë rasti i një fansi të Call of Duty është tepër i veçantë.
Në fillim të këtij viti, një përdorues i X, @JimmyBLLT, u nxeh ndërsa luante Call of Duty. Më vonë ai shkroi në X “Xavier Niel të urrej, unë propozoj një 1v1 përpara Lidl në rrugën Sainte në Marsejë.”
Kjo supozohej të ishte thjesht një ankesë pa asnjë pasojë, mirëpo Xavier Niel u ndje i fyer nga ky koment dhe vendosi të vizitojë Lidl për t’u përballur me këtë gamer. Manjati i telekomunikacionit është aksionari i shumicës në një nga ofruesit më të mëdhenj të internetit në Francë, Iliad SA. Ai ka një pasuri që llogaritet rreth 10 miliardë dollarë, megjithatë gjeti kohën të përballej me fansin e CoD.
Më 15 nëntor, gjashtë muaj pasi JimmyBLLT dërgoi postimin e tyre origjinal në Twitter, Niel u shfaq në Lidl në rrugën Sainte në Marsejë. “Jam duke ju pritur”,shkroi ai në një tweet të postimit origjinal. JimmyBLLT kërkoi falje por ishte tepër vonë. Fjalët kanë pasoja edhe në X. “Ku je? Hajde! Dëshiron të takohemi në parking?” Niel u përgjigj në një video të shkurtër.
Por JimmyBLLT u tërhoq. Ai shpjegoi se tweet-i i tij origjinal u nxit nga humbja e durimit ndaj vonesës shumë të keqe në një ndeshje Call of Duty. Megjithatë, ai nuk pranoi të takonte miliarderin për shkak se nuk ndihej mirë. “Më falni që dorëzohem”, shkroi ai.