WABetaInfo ka gjetur një tufë me opsione të reja që do të vijnë në versionet e ardhshme të WhatsApp për Android dhe iOS. Ajo që shkakton më shumë interes është qartësisht aftësia për të qëndruar i logguar në disa aparate njëkohësisht me një llogari të vetme.
Për momentin mund të qëndrosh i kyçur vetëm në një aparat mobile plus një PC, MAC apo web browser. Kjo e bën përdorimin e vështirë për ata që duan të kalojnë nga njëri aparat tek tjetri pasi proçesi i sign out dhe sign in nuk është i shpejtë dhe shpesh frustrues.
Sipas kodeve të reja në version beta, WhatsApp do të të lejojë të qëndrosh kyçur deri në katër aparate. Opsioni do të quhet “Linked devices” (aparate të lidhura) dhe do të të mundësojë të shtosh e menaxhosh aparatet tek të cilat kyçesh. Nuk është më e mira por duhet të mjaftojë për shumicën.
Nga ana tjetër screenshotet tregojnë se një formë e re kërkimi do të aplikohet pasi tashmë mesazhet e një bisede mund të kërkohen edhe me datën e dërgimit. Për më tepër opsioni i kërkimit do të shtohet edhe në versionin web.
Dhe në fund përflitet për mundësinë e suportit për videot ShareChat, goxha të famshme në Indi, një rrjet social tek i cili mund të eksplorosh lloje të ndryshme kontenti si foto dhe video.