Rrjeti social më inteligjent në botë, Reddit, ka diskutuar së fund mbi PS5 dhe mundësitë e reja që mund të sjellë në gameplay.
Pasuar nga lançimi i një demo të një materiali të punuar në Unreal Engine të Epic i cili tregon si do të duket në PS5 fansat kanë filluar të hedhin teoritë e tyrë për atë çka SSD e konsoles do të sjellë për video lojrat e ardhshme.
“Aftësia për të bërë stream kontent në shpejtësi ekstreme, u mundëson zhvilluesve të krijojnë mjedise më të dendura e më të detajuara, duke ndryshuar çfarë mendojmë për qarkullimin e kontentit” ka deklaruar Nick Penwarden nga Epic.
Dhe në fakt ide interesante janë hedhur nga komentuesit në Reddit specifikisht mbi gameplay-n e një kryevepëre të videos, rrëfimit dhe aksionit si God of War.
Santa Monica Studio mbaj shënim.
“Me potencialin e dhënë nga SSD siç u tregua me Ratchet and Clank është plotësisht e mundshme për kalim në çast nga njëri realm në tjetrin, me shumë mundësi nuk do të kemi nevojë të shkojmë tek dhoma e udhëtimit..” – u/mega2222222222222222
“Ose më mirë akoma një boss fight e cila shtrihet në disa realms” – u/AyyarKhan, ide në fakt e cituar edhe nga zhvilluesit e 2018, por nuk u realizua për shkak të limiteve teknike si koha e karikimit.
“Thanë se e donin ndeshjen me Baldur në lojën e fundit të ishte si DBZ ku një grusht e përplas kundërshtarin në një mal por nuk mund ta bënin për shkak të limiteve hardware-ike. Mendoj se do të shohim ca gjëra epike”
Useri GameDave01 shkon edhe më tej “ do të jetë me shumë mundësi Thor kundër world serpent dhe do mund të shkojmë para mbrapa në kohë” u/skipooh shtoi ” duke u shtyre e hedhur në realitete të ndryshme ndërsa ndeshja lakon universin. Duhet të jetë gallatë.”
Në konluzion, gjithçka përdoruesit shkruajnë më sipër përmbledhin më së miri cilat barriera mund të thyejë teknologjia e re e PS5. Kjo gjeneratë sa vjen e bëhet më emocionuese.