Pavarsisht nga sa do të na pëlqente GTA 6 është ende vite larg, lajmi përforcohet më shumë nga lajmërimi i fundit ku Rockstar thotë se do të sjellë një version të rimasterizuar të GTA V për PS5 dhe Xbox Series X.
Po, tre gjenerata konsolesh nga lançimi në PS3 deri tani.
Ndërkohë fansat nuk ngurojnë të shprehin dëshirat e tyre, një përdorues i Reddit nën emrin megahurst ka postuar një koncept të hartës i cili kombinon Los Santos, Vice City, Liberty City, Las Venturas dhe San Fierro. Pra të gjitha qytetet së bashku.
Komentet nga ndjekësit kanë qënë më se pozitive, teksa njerëz të ndryshëm aprovojnë distancat e gjata dhe misionet që mund të zhvillohen ndërkohë.
Megjithatë çelësi i suksesit të GTA ka qenë gjithmonë aksioni, ndjekjet e policisë dhe detajimi i çdo zone, një hartë kaq masive do të rrezikonte ato elemente që janë baza e dashurisë së fansave. E të mos flasim për faktin se diçka e tillë mund të shtynte me ndonjë dekadë tjetër publikimin e saj.
Raportohet se GTA 6 është në fazat e para të zhvillimit të idesë. Thashethemi më i diskutuar mbetet ai i rikthimit të Vice City si hartë dhe historia do të frymëzohet nga Narcos.