Nuk është se po mbërrin iOS 14 por sidoqoftë mbetet nga ato përditësime të cilat përveçse na bëjnë të buzëqeshim i japin bisedave gjithnjë e më shumë emocione.
13 Emoji të reja do të vijnë në sistemin operativ të iPhone, të cilat ishin të gjitha pjesë e Unicode Consortium në janar.
UC tregoi cilat ishin emojit e aprovuara atë muaj, kompanitë e mëdha zakonisht tentojnë të fusin stilin e tyre në grafikë për tu dhënë pamje të përshtatshme për platformat respektive.
Një zemër dhe një palë mushkri anatomike, një ninja, një dorë me gishtin e madh dhe të tjerët të bashkuar a.k.a “dora italiane“, simboli transgjinor, një kastor, boomerang, një zog dodo, një monedhë, piniata, matrioshka dhe një ushqim të ngjashëm me burrito.
Ikonat e reja përflitet se mund të vijnë gjatë vjeshtës. Sipas zërave Apple do të sjellë edhe ngjyra të reja për maskat e fytyrës për Memojis, avatarët e vetë platformës.