Duket se Sony është në prag të valës së dytë të talljeve nga rrjeti pasi leva DualSense është bërë leak dhe nga foto duket masive.
Në një forum video-lojrash një përdorues me emrin Lant_War ka publikuar një foto të asaj çka ai pretendon se është leva e PS5. Nuk dihet nga vjen kjo foto por duket mjaft e ngjashme me atë të publikuar muaj më parë nga vetë kompania.
E vështirë të jemi të sigurt vetëm nga fotografia por nga çfarë shohim leva duket goxha e madhe, shumë më e madhe se DualShock i PS4, e cila në fakt është lavdëruar ndër vite nga përdoruesit.
Nëse parashikimet për dimensionet e kësaj leve rezultojnë të vërteta, ndoshta do i bëjnë nder atyre me duar më të mëdha, ama pjesa tjetër e botës nuk do jetë rehat. Më keq akoma Sony nuk do t’i interesonte të përsëritej ajo që ndodhi me levën Duke të Xbox. Aq e madhe dhe jo praktike ishte ajo levë sa Microsoft iu desh të nxirrte një tjetër levë.
Përndryshe DualSense prenton të sjellë disa funksione mjaft interesante për gjeneratën e re të konsoles. Si vibrim i zgjuar për të sjellë ndjesinë e tensionit të harkut teksa hapet.
Nga ana tjetër forma dhe ngjyrat e përdorura nuk duken keq.