Rikthehemi tek Samsung dhe mungesa e frikës për të eksperimentuar, kamera të shumta, ekrane me raport rifreskimi të ndryshueshëm, dhe tashmë bateri eksesive.
Sipas një liste në faqen e çertifikimeve të Kinës 3C, një smartphone Samsung i ardhshëm do të ketë një bateri 7000mAh.
6,800mAh në dispozicion do të mund të karikonin edhe një laptop jo më një smartphone. S20 Ultra as i afrohet ndërsa arrin kapacitetin e një Galaxy S6 Tab.
Qartazi kjo bateri nuk do të jetë pjesë e një flagship, si Note 20 i ardhshëm, parashikimet flasin për M41 ose M51.
Seria M në fakt është edhe kategoria ku Samsung investon më shumë në këtë mënyrë, duke e pajisur me bateri të mëdha, ekrane me notch dhe shumë kamera prapa.
Duhet thënë nga ana tjetër se jetëgjatësia e baterisë së një smartphoni nuk varet vetëm nga kapaciteti, por sidoqoftë jemi një hap më afër ditëve të shkuara kur miqtë tanë elektronik i karikonim vetëm një herë në disa ditë.