Ndërsa vazhdojmë të rrudhim ballin me dyshim sa herë që shohim të na shfaqet një reklamë lidhur me një kërkim që kishim bërë pak minuta më parë, kompanitë që që menaxhojnë këtë publicitet përpiqen të fitojnë besimin tënd nëpërmjet transparencës.
Epo të paktën Google.
Nëse ndonjë ditë më parë Google-ove për fshirëse xhamash mos u habit kur të ë vërshojnë reklama dyqanesh pjesë këmbimi.
Dhe në mënyrë që të jesh i qartë me sasinë e të dhënave që je i gatshëm t’i besosh kësaj platforme, kompania ka vënë në dispozicion një sërë strumentash për të treguar si të gjurmon dhe çfarë di për ty.
Nëse je kurioz të dish si të sheh Google ty dhe klikimet e tua futu tek https://adssettings.google.com dhe shih etiketimet që të caktohen ty bazuar në preferenca dhe kërkime.
Për këtë do të të duhet një adresë Gmail.
Që nga mosha deri tek interesat e tua më ë thjeshta në sytë e motorrit të kërkimit janë monetizime. Nisur nga kundravajtet më të fundit të kompanisë, është e pritshme që edhe besimi të rifitohet mënyra të tilla.