Edhe në këtë pjesë të globit, WhatsApp mbetet aplikacioni chat më i përdorur. Dhe teksa bëhet vazhdimisht e më esencial, është krejt e natyrshme ta përdorësh në shumë forma të tjera, por kufizimet e tij nuk të lejojnë ta përdorësh në më shumë se dy aparate, duke u bërë pengesë për personat me volum pune shumë më të lartë sesa përdoruesi mesatar.
Duket se ky limit dhe aspekte të tjera të WhatsApp po i nënshtrohen ndryshimeve.
WABetaInfo ka gjetur një numër opsionesh në testim e sipër për përditësimin e radhës për iOS dhe Android dhe aftësia multi-device është padyshim më e rëndësishmja. Pa patur nevojë të bësh log out nga njëri aparat në tjetrin duket se e njëjta llogari do të mund të përdoret për një maksimum prej 4 aparatesh. Njëra sigurisht në smartphonin tënd kryesor dhe 3 të tjerat në desktope të ndryshme.
Përveç kësaj mesazhet mund të kërkohen tashmë me datë, nëse një bisedë e caktuar nuk të kujton mesazhin specifik por periudhën ama po, tashmë kërkimi mund të bëhet edhe kështu. Screenshot-et tregojnë versionin iOS me opsionin e kërkimit sipas datës.
Storage Usage (përdorimi i hapësirës) do të të tregojë sa hapsirë zë media e ruajtur në smartphonin tënd, kësaj here shumë më e detajuar sesa versioni aktual.
Dhe së fundmi fshirja e mesazhve do t’i nënshtrohet ndryshimeve gjithashtu. Mund të fshihet gjithçka përveç mesazheve me yll, edhe kjo më e avancuar sesa fshirja totale e mesazhve. Kështu do të bëhet një ndarje mes më të rëndësishmeve dhe atyre jo më të nevojshme.
Nuk është e qartë kur mund të vijnë përditësimet saktësisht, as nëse do të dalin të gjitha njëheresh apo veç e veç, mbetemi në pritje.