TikTok së fundmi është përballur me pakënaqsinë e përdoruesve nën pretendimin se kompania ka fshehur hashtag-un Black Lives Matter i cili vetëm dje ka arritur shifra rekord, deri në 2 miliardë shikime.
Zyrtarët e platformës e kanë cilësuar si një “problem teknik” dhe vetë kompania ka dalë ditën e djeshme me një deklaratë zyrtare që nuk është dhe aq e besueshme nga përdoruesit.
Së pari, komunitetit tonë me ngjyrë; Duam të dini se ju dëgjojmë dhe vërtet që kujdesemi për eksperiencën tuaj në TikTok. Ne japim të drejtë dhe kërkojmë ndjesë krijuesëve tanë me ngjyrë dhe komunitetit të tyre të cilët janë ndjerë të pasigurt, të pambështetur, apo të shtypur. Nuk duam kurrë të bëjmë dikë të ndjehet ashtu. I pranojmë zërat e komunitetit me ngjyrë me zemër hapur.
Akuzat për politika rraciste nga ana e TikTok kanë qenë prezente prej kohësh, andaj problemi i fshehjes të hashtagut është i thellë se kaq.
Kujtojmë demonstratën online më të fundit nga krijuesit me ngjyrë të cilët kur denonconin raste të hapura të rracizmit çensuroheshin, moderoheshin apo edhe ndaloheshin të postonin përkohësisht në platformë.