“Më trego ç’ke postuar gjatë viteve në Facebook të të them se cili je.” Le ta pranojmë që të gjithë kemi mëkatet tona, nga viti në vit rritemi e maturohemi por në fillimet e jetës së rrjeteve sociale kemi postuar nga gjërat më fisnike por edhe ato të turpshmet nuk mungojnë. Dhe sidomos në një rrjet social aq të pa kuruar si vitet e para të Facebook-ut ( nëse i ke të paktën 10 vjet në FB ta besojmë që të kanë parë sytë çudira.)
Ndaj dhe më në fund plaforma po na shkurton orë skrollimesh nëpër kujtime duke mundësuar fshirjen e postimeve në sasi.
Mjafton të shkosh tek një seksion mjaft i dobishëm si Activity Log të filtrosh postimet sipas datës apo personit dhe mund të përzgjedhësh disa postime njëherësh e të zgjedhësh ti fshish apo ti ruash në arkivë. Për momentin e disponueshme vetëm në iOS dhe Android, (në web duhet të vijë më vonë.)
Ja si bëhet kjo:
1. Hap FB nga smartphoni jot.
2. Futu tek profili jot.
3. Djathas “Add to Story” kliko tre pikat, zgjidh Activity Log.
4. Manage Activity dhe më pas Your Posts.
5. Përdor Fliters për të renditur sipas kategorisë, datës ose njerzve.
6. Nga këtu mund të zgjeshësh postime në seri për ti fshirë apo arkivuar.
Siç dihet kur zgjedh të fshish diçka në Facebook, posti do të hiqet totalisht brenda 30 ditëve. Nëse zgjedh ta arkivosh do ta shohësh vetëm ti.