Pikërisht kur të gjithë mendonim se 2020 nuk mund të shkonte më keq, akti kriminal i vrasjes së George Floyd nga një efektiv i policisë së Minneapolis, ndezi gjithë kombin në ditë të gjata protestash të dhunshme kundër rracizmit.
Një fenomen i ndodhur në shoqëri prej një kohe të gjatë tashmë, siç i referohet edhe CEO i Apple Tim Cook ” Për të qenë së bashku, duhet të ngrihemi për njeri tjetrin, ta njohim frikën, dhimbjen, dhe dhunën e provokuar nga vrasja e pashpirt e George Floyd dhe një histori akoma më të gjatë rracizmi.”
Ndër të tjera në statusin e plotë Cook lajmëron edhe mbylljen e dyqaneve Apple për të ruajtur punonjësit dhe mallrat e tyre pasi siç tashmë e dimë ana oportuniste e protestave nuk po kursen asnjë, dhe dyqane me produkte aq të shtrenjta janë mjaft tërheqës.
Dyqane të Apple janë sulmuar në Washington D.C, Los Angeles, San Francisco, New York dhe Philadelphia, ku ata që mësyjnë kanë marrë çkanë gjetur, mes tyre shumë iPhonë.
Ama prej kohësh e dimë që Apple zotëron një lloj teknologjie të aftë për të gjetur vendndodhjen e aparatit. Me të konstatuar një vjedhje iPhone mbyllet totalisht duke u bërë i papërdorshëm dhe i gjurmueshëm. Të gjithë ata që morën nga një iPhone këto ditë protestash u është shfaqur një mesazh lajmërues se kompania po i gjurmon dhe autoritetet do të njoftohen. Mund i shkuar dëm për këdo që vuri shëndetin dhe identitetin në rrezik.
Nah son I swear to god I’d be heated ??? pic.twitter.com/RoFxHV1lLm
— josh (apex male) (@onlyfanobtainer) May 31, 2020
Ka pak shanse që ato aparate të kthehen në dyqan, nëse nuk i shesin për pjesë pjesa më e madhe do t’i hedhin diku nga frika se mos kapen.
Ndonjëri mendoi se ia hodhi dhe këtë vit e mori iPhonin e fundit, por kompani si Apple kanë menduar për këto ditë.