Battery Optimization është një nga aspektet më miqësore të sistemeve operative, por teksa kujdesen për baterinë tënde ama mund të shkaktojnë edhe ndonjë pakënaqësi, siç është rasti i lajmërimeve të vonuara.
Për shkak se smartphoni jot ka qenë në prehje, Android vendos ti vërë në gjumë të gjitha aplikacionet e për pasojë ndonjë mesazh i rëndësishëm mund të vonojë dhjetra minuta.
Për fat të mirë Android mes shumë lehtësirave, lejon edhe përcaktimin individual se cilat aplikacione duhet të flenë dhe cilat jo.
Për çdo aparat Android 8.0 e më lart ndiq udhëzimet:
1. Shko tek Settings, dhe gjej Battery Optimization në seksionin Apps.
2. Në krye të ekranit, shtyp “Not Optimized” dhe pastaj “All Apps”.
Tani duhet të të shfaqet lista e të gjitha aplikacioneve në smartphone. Secili është shenjuar si “Allowed” ose “Not Allowed” . Allowed do të thotë se sistemi mund ta vërë në gjumë aplikacionin e zgjedhur.
3. Gjej aplikacionet që nuk duhet të flenë, dhe zgjidhe. Në tabelën e radhës zgjidh “Don’t allow” dhe më pas “OK”
Të njëjtën gjë do të bësh për të gjitha aplikacionet e preferuara, njera pas tjetrës.
Nëse ke një smartphone Samsung.
Nëse ke një Galaxy e cila ka ndërfaqen One UI, Samsung ofron një tjetër mënyrë kursimi energjie. Është dyfish punë sepse pasi të kesh bërë proçesin më sipër duhet të bësh edhe proçesin e veçantë të Samsung, përndryshe One UI do ti vërë aplikacionet në gjumë gjithsesi.
1. Shko tek Settings dhe zgjidh “Device Care”. Zgjidh “Battery.” Nga aty zgjidh “App power management.“
2. Samsung ka një listë me aplikacione që nuk duhet të flenë kurrë. Ndaj zgjidh “Apps that won’t be put to sleep.” Shto aplikacionet që nuk duhet të flenë duke shtypur “Add apps.”