Familja X50 nga Vivo duhet të shfaqet zyrtarisht në 1 Qershor, pas një fushate të gjatë thashethemesh dhe leaks për X50 dhe X50 Pro konfirmohet që do të ketë edhe një Snapdragon 865 X50 Pro+.
Përveç proçesorit dhe kamerës kryesore 50MP, duket se Pro+ do të vijë me një ekran OLED HDR10+ me raport rifreskimi 120Hz.
Karikim më të shpejtë deri në 44W.
Kjo bën që X50 Pro të ngelet me 90Hz HDR10+ dhe më i vogli i tufës X50 të jetë edhe më pak specifik.
Përveç kamerës kryesore 48MP, X50 Pro do të ketë të njëjtët sensorë mbrapa; 8MP periscope telephoto, 60x zoom, 13MP me 2x optical zoom, dhe 13MP ultrawide.
Ndërsa nuk bëhet e qartë nëse X50 do të jetë inferior në këtë fushë konfirmohet se sensori kryesor 48MP do të jetë prezent në set.
Diferencat jo fort të mëdha në specifika tregojnë se edhe çmimet nuk do të jene shumë të ndyshëm nga njeri tjetri pak a shumë parashikohet të kushtojnë pak më pak apo pak më shumë se €500.