Një koncept kaq i thjeshtë i cili jo vetëm që i rezistoi kohës por vazhdon të gjenerojë fansa edhe në brezat më të rinj.
E kemi fjalën sigurisht për rrethin e verdhë i cili është i uritur për të ngrënë pika, Pac-Man.
Dje Pac bëri plot 40 vjeç dhe Bandai Namco vendosi ta celebrojë duke na kthyer pas në kohë.
Lojrat arcade ishin vendi ku kalonim fëmijërinë ne brezi pak më i vjetër i gamerave, me xhetona apo monedha kalonim gjithë pasditen e verës duke luajtur këto kutitë e stërmëdha me një ekran dhe një lojë të vetme.
Pac Man Anniversary Quarter Arcade është kabina e cila do ë ofrohet për $120. E stilizuar totalisht retro, me ngjyra klasike dhe numrin 40 për këtë përvjetor.
Nëse je një fans i dedikuar i Pac-Man një version i limituar i firmosur nga krijuesi i lojës Toru Iwatani do të ofrohet për $300.
Kabina do të shoqërohet nga një sërë objektesh të tjera, çorape, gotë mbajtëse çelësash etj.