Kemi parë leaks për smartphonë, por edhe ky më i fundit na gëzon pa masë. Sipas një rrjedhjeje informacioni kemi një listë me lojra që Epic Game Store do të ofrojë falas në dy javët në vazhdim.
Pak pas bërjes falas të GTA 5, leaku lajmëron të tjera lajme të mira për Mega Sale.
Postimi u pikas në Reddit dhe megjithëse nuk duket fort i besueshëm ia vlen të konsiderohet.
Civilization në Maj 21, Borderlands the Handsome Collction në Maj 28 dhe Ark Survival Evolved në 4 Qershor.
Dhe në fakt Epic deklaroi se Civilisation 6 do të jetë e radhës ndaj njërin prej titujve ështl i saktë.
Se sa do të konfirmohen të tjerët, kjo vlen për tu parë, një gjë është e sigurt; asnjë titull nuk do tia fikë serverat Epic ashtu si bëri GTA V.