Gjermania ri-dëshmon se është lider botëror teksa fillon hapjen e jetës normale përpara të gjithëve dhe Bundes Liga nuk është e vetmja.
Berlini, zhvillon eventin më të rëndësishëm të celebrimit të teknologjisë dhe inovacionit në Europë, por nëse ke qenë i mbyllur brenda duke luajtur CoD dhe nuk ke marrë vesh gjë një pandemi e mbështolli botën për disa muaj me radhe ndaj grumbullimet masive janë anulluar njera pas tjetrës.
IFA Berlin ama nuk është anulluar, ajo do të mbahet nga data 3 deri në 5 Shtator, në një event ekstremisht të mbyllur me mundësi pjesëmarrjeje vetëm me ftesë.
Në bashkëpunim me organet e kontrollit shëndetësor është përpiluar një program i cili do të ndahet në 4 evente me pjesmarrje totale jo më të madhe se 1000 veta çdo ditë, duke minimizuar sa më shumë mundësinë e kontaktit direkt, por duke ekzekutuar sidoqoftë të gjitha funksionet kyç që IFA kryen për tregun.
Katër eventet do të jenë:
1.IFA Global Press Conference
Rreth 800 gazetarë nga më shumë se 50 shtete do të mund të shohin dhe më pas të komentojnë mbi inovacionet dhe produktet e reja për konsumatorin. Duke dhënë hapësirë promovimi, edhe start up-eve edhe produkteve të preferuara. Me vetëm 2 ose 3 keynote kryesore ku hapja do të bëhet nga presidenti i Qualcomm.
2.IFA NEXT meets IFA SHIFT Mobility
Ky do të jetë një event live shumë i rëndësishëm për komunitetin internacional të teknologjisë. Start up-e dhe kompani në sektorin mobile do të marrin gjithë publicitetin e mundshëm për të teknologjitë e reja dhe lidhjet e fuqishme me tregun.
3.IFA Global Markets
Tani më shumë se kurrë bota do të ketë nevojë për rilidhje e ristrukturim të infrastrukturës së furnizimit. Global markets do të bëjë pikërisht këtë, lidhjen e kërkesës me ofertën të gjithë propozimeve të reja për të gjitha tregjet e botës.
4.IFA Business, Retail & Meeting Lounges
Në 2019 firmat dhe shpërndarësit lidhën marrveshje me vlerë më të madhe se 4.7 bilion euro gjatë eventit. Pandemia e bën të pamundur të ripreket ajo shifër por sidoqoftë do të mundësojë një pikë takimi për këto grupe interesi.
Dhe sigurisht do të ketë edhe eksperienca virtuale për tu ndjekur nga ata pjesa tjetër me më pak fat e globit.
Ndër të tjera duhet theksuar se Shtatori është një periudhë shumë e mirë për vetë konferecën pasi do t’i paraprijë sezonit të fuqishëm të blerjes duke filluar nga Black Friday, Singles Day, Cyber Monday dhe Krishtlindjet.