Le të ndalemi pak e të marrim frymë nga gjithë situata e nderë që po përjetojmë prej muajsh tashmë.
Në kohë kur në vendin tonë rivalutojmë rëndësinë e artit, Korea e Jugut përdor teknologji të shtrenjta e të komplikuara thjesht për kënaqësinë e kalimtarëve.
Një akuarium gjigand me valë që përplasen vazhdimisht në xham është ngritur në një nga rrugët e Seoul-it. Aq i vërtetë sensacioni sa ose do të përkulesh për t’u ruajtur nga dallgët ose do të të bëhet sikur dëgjon përplasjen pas xhamit.
Kjo depozitë prej qelqi është në fakt një iluzion anamorfik digjital i cili shfrytëzon këndet dhe prespektivën për të të “gënjyer” mendjen.
Kjo u bë e mundur duke përdorur ekranin më të madh reklamues në botë, 80.1 x 20.1 metra. Shijoni eksperiencën e mahnitshme më poshtë.