Njerëz me informacione të brendshme nga Sony pak më herët bënë me dije se një event për lançimin e PS5 është fare afër. Designi i konsoles mund të tregohet madje pas fare pak ditësh, në 2 Qershor. I njejti person shkroi pak kohë më parë se PS5 do të dalë në shitje në 20 Nëntor.
Tani leakeri me username @IronManPS5 nëpërmjet një posti në Twitter deklaron se ka informacion të saktë për DualSense dhe çmimin e tij.
E konfirmuar tashmë që konsole e PS5 do të vijë me vetëm një controller ndërsa çmimi nuk do të jetë më i lartë se €60.
DualSense will be sold separately on November 20, 2020 and will be available in North America, Canada, Europe and the United Kingdom at a recommended retail price (RRP) of US$59.99, CAN$59.99, €59.99 and £54.99 pic.twitter.com/7OaDSgWZaV
— Iron Man (@IronManPS5) May 13, 2020
Edhe për DualSense shitja e ndarë do të fillojë në 20 Nëntor dhe do të jetë e disponueshme për Amerikën e Veriut, Kanadanë, Europën dhe Mbretërinë e Bashkuar për $59.99, CAN $59.99, €59.99 dhe £54.99 respektivisht.
Çmimet nuk mund të konfirmohen në këtë kohë por janë mjaft e arsyeshme për një produkt të ri si PlayStation 5.