“Bëj si them unë mos bëj si bëj unë”
Një skenar i tillë ka përfshirë komunitetin e smartphone- dashësve të Kinës.
CEO i Xiaomi Lei Jun postoi diçka në Weibo duke përdorur një iPhone. Interneti u tregua mjaft i shkathët për ta kapur mini-skandalin dhe të shpërthente në një botë polemnikash e komentesh. Akuza të drejtpërdrejta u ngritën teksa denonconin hipokrizinë e kompanisë e cila ndërsa reklamon produktin e saj për vete përdor Apple.
Weibo si shumë platforma të tjera zakonisht shfaq edhe llojin e aparatit nga je duke postuar, një detaj që i paska shpëtuar kreut të Xiaomi.
Jun sigurisht që e fshiu menjëherë postimin por ishte tepër vonë pasi magjia e screenshpt-it egziston për fat dhe po qarkullon gjithandej.
Ndërsa shumë ndoqën rrugën e mosbesimit, një pjesë e komenteve e panë situatën më objektivisht.
Ekzekutivët e kompanive të smartphonëve shpesh duhet të përdorin edhe produkte të tjera në mënyrë që ta njohin më mirë konkurrencën. Shumë inovacione kanë lindur si rrjedhojë e kopjes dhe përmirësimit. Do të ishte gënjeshtër të mendonim se ndonjë lider kompanie smartphonësh nuk ka përdorur kurrë një Apple apo Samsung.
Kjo nuk është hera e parë që aksidente të tilla ndodhin në botën e smartphonëve.
CEO i Realme India u kap duke postuar për Realme 3 dhe 3i nëpërmjet një iPhone.
Por edhe Huawei e cila akoma nuk ka zgjidhur problemin e fotove me DSLR.