Karantina na ka ndryshuar të gjithëve jetën dhe pavarsisht sa pozitivë mundohemi të jemi efektet dhe peshën e saj e ndjejmë të gjithë.
Nëse e ke kapur veten këto kohë duke bërë gjumë të parehatshëm, plot me ëndrra të çuditshme të cilat nuk ka hallë apo teze në fis që të arrijë ti deshifrojë, mos u shqetëso e ke nga karantina.
Dhe jo nuk po çmendesh për këtë ka një shpjegim shkencor.
Pandemia na ka shkaktuar të gjithëve stres.
Stresi aktivizon receptorët nervorë të serotoninës, kjo fik korteksin para frontal shpinor çka rezulton në mos frenim të emocioneve.
Për rrjedhojë emocionet vërshojnë drejt ndërgjegjes tënde sidomos gjatë gjumit REM (lëvizje e shpejtë e syve), faza kur kemi ëndrra.
Sa më shumë të zgjohesh nga gjumi aq më shumë ëndrra do të mbash mend.
Në fakt të gjithë po zgjohemi më shpesh prej stresit ndaj edhe po kujtojmë më shumë ëndrra të çmendura.
Pra është normale që të bëjmë gjumë të trazuar, por situata duhet trajtuar me kujdes, të mos shqetësohemi më tepër duke menduar pse spo arrijmë të flejmë siç duhet.
Njohja e problemit është sidoqoftë fillim i zgjidhjes.
Ushqehu mirë, menaxho kohën me aparatet digjitale, bëj ushtrime dhe mundohu të mos mbimendosh.