Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    1X Technologies krijon një dorë robotike me “aftësi që tejkalojnë ato të njerëzve”
    15 Korrik, 2026
    Së shpejti, një shoqërues i ri i shëndetit me AI, direkt në kyçin e dorës
    15 Korrik, 2026
    Pothuajse gjysma e postimeve në LinkedIn janë shkruajtur nga AI
    14 Korrik, 2026
    Evropa po teston teknologjinë e re të kondicionerëve që nuk përmban gazra ftohës
    14 Korrik, 2026
    Kryhet për herë të parë operacioni nga robotët humanoidë të kontrolluar nga kirurgët në SHBA
    13 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    OnePlus pritet të largohet nga tregu evropian dhe amerikan këtë javë
    14 Korrik, 2026
    StepFun prezanton StepX Neo, smartphone-in e parë të kontrolluar nga agjentët AI
    14 Korrik, 2026
    Galaxy Z Flip 8 mund të jetë i fundit i serisë Z Flip
    10 Korrik, 2026
    Samsung konfirmon organizimin e Galaxy Unpacked më 22 korrik
    8 Korrik, 2026
    Modelet Pro të serisë 18 të iPhone do të kenë përmirësime të konsiderueshme në bateri
    6 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
    Këto janë krijuesit më të paguar në vitin 2026
    8 Korrik, 2026
    Truri juaj arrin “kulmin” në moshën 55-60 vjeçare
    7 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Gaming > Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
Gaming

Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit

Last updated: 15 Korrik, 2026 10:47 am
Ndaj
2 Min lexim

Një seri vendimesh gjyqësore në Kinë po ndryshojnë mënyrën se si trajtohen pasuritë dixhitale. Gjykatat kanë vendosur se llogaritë në videolojëra dhe asetet virtuale mund të trashëgohen, duke i konsideruar ato pasuri me vlerë reale ekonomike që kalojnë te trashëgimtarët ligjorë pas vdekjes së pronarit.

Një nga rastet më të diskutuar përfshinte një grua që kërkoi të trashëgonte një armë shumë të rrallë në lojën Zhengtu, e cila i përkiste bashkëshortit të saj të ndjerë. Objekti virtual, një thikë e rrallë me vlerë rreth 50,000 juanë (afërsisht 7,400 dollarë), u kërkua nga partnerja brenda lojës, e cila argumentoi se arma ishte fituar përmes bashkëpunimit mes dy personazheve.

Gjykata vendosi se arma përbënte një pasuri të trashëgueshme për shkak të vlerës së saj në tregun real, por urdhëroi që pas shitjes së saj, të ardhurat të ndaheshin në mënyrë të barabartë mes vejushës dhe partneres virtuale.

https://www.avg.com/hubfs/Blog_Content/Avg/Signal/AVG%20Signal%20Images/how_to_improve_your_gaming_pc_performance_2nd_refresh_signal/How_to_Improve_Your_Gaming_PC_Performance-Thumb.jpg

Në një rast tjetër, një gjykatë në Pekin detyroi një kompani të videolojërave t’i dorëzonte nënës së një lojtari të ndjerë 87 llogari, së bashku me personazhet, objektet virtuale dhe asetet e tjera të lidhura me to. Gjykata argumentoi se këto elemente kanë vlerë ekonomike dhe për këtë arsye mund të trashëgohen si çdo pasuri tjetër.

Vendimet nuk kufizohen vetëm te videolojërat. Gjykatat kineze kanë njohur si të trashëgueshme edhe kriptomonedhat, llogaritë në rrjetet sociale dhe pasuri të tjera dixhitale, duke sfiduar politikat e kompanive të internetit që shpesh pretendojnë se këto llogari nuk mund të transferohen pas vdekjes së përdoruesit.

Kjo qasje ndryshon ndjeshëm nga ajo e SHBA-së dhe Evropës. Atje, gjykatat kanë mbështetur kompanitë e lojërave si Valve, duke vendosur se licencat dixhitale në platforma si Steam nuk mund të trashëgohen ose transferohen, pasi marrëveshjet e përdorimit i ndalojnë shprehimisht këto veprime. Vendimet e fundit në Kinë mund të shërbejnë si precedent për mënyrën se si do të trajtohen pasuritë dixhitale në të ardhmen.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
Apps
15 Korrik, 2026
1X Technologies krijon një dorë robotike me “aftësi që tejkalojnë ato të njerëzve”
Tech
15 Korrik, 2026
Së shpejti, një shoqërues i ri i shëndetit me AI, direkt në kyçin e dorës
Tech
15 Korrik, 2026
Pothuajse gjysma e postimeve në LinkedIn janë shkruajtur nga AI
Tech
14 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Gaming

PUBG: New State do të vijë në iOS dhe Android në datën 11 nëntor

23 Tetor, 2021
Gaming

Ja si të përmbushësh sfidën e kësaj jave në Fortnite

27 Maj, 2020
Tech

Evropa është kontinenti i parë që vendos rregulla të qarta mbi përdorimin e AI

11 Dhjetor, 2023
Gaming

Sipas këtij leak PlayStation 5 është më i fuqishëm se Xbox Series X

10 Mars, 2020

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?