Përveçse për të shkarkuar Google Chrome, ndonjë klick aksidental na ka rrëshkitur të gjithëve dhe kemi rënë në anën e errët të internetit ndryshe quajtur: Bing.
Megjithatë ekzistojnë njerëz të guximshëm, fansa të Microsoft të cilët Bingun dhe disa shërbime të tijat i përdorin çdo ditë.
Ndër këto shërbime më i famshëm është opsioni për zgjedhur çdo ditë sfonde të kuruara në kryefaqjen e tyre.
Aq i famshëm sa në Play Store egziston një numër i konsiderueshëm aplikacionesh third-party të cilat marrin imazhe nga kryefaqja e Bing. Ndaj edhe raportohet se Microsoft ka vendosur ta vjelë vetë vreshtin duke sjellë më në fund aplikacionin Bing Wallpapers për Android.
Aplikacioni ka një set fotografish të cilat i merr nga kryefaqja, kryesisht panorama përreth botës të fotografuara profesionalisht. Ai përditësohet çdo ditë me sfonde të cilat nëse nuk do ti ndërrosh manualisht mund të zgjedhësh opsionin automatik të ndërrimit me sfondin e ditës. Mund të zgjedhësh edhe frekuencën e ndërrimit, nëse aplikacioni mund të përdorë njësitë e paketës mobile, nga cilat shtete dëshiron të kesh pamje, ngjyrat që duhet të mbizotërojnë etj.
Bing Wallpaper është totalisht falas dhe nuk ka reklama apo blerje në aplikacion. Nëse të intereson ta provosh e gjen që tani në Play Store. Ose në APK Mirror këtu.