Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
    Këto janë krijuesit më të paguar në vitin 2026
    8 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Këto 6 extensions për browserin do të përmirësojnë ndjeshëm privatësinë tënde online
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Apps > Këto 6 extensions për browserin do të përmirësojnë ndjeshëm privatësinë tënde online
Apps

Këto 6 extensions për browserin do të përmirësojnë ndjeshëm privatësinë tënde online

Last updated: 11 Janar, 2021 5:53 pm
Ndaj
4 Min lexim

Mënyra si interneti qëndron falas ka të bëje me reklamat. Por me kalimin e kohës marketingu është bërë agresiv, aq sa monitoron çdo lëvizje tonën, çdo kërkim e klikim vetëm për të krijuar një profil sa më të detajuar për t’ia shitur atë më pas ofruesit më të lartë. E nuk po flasim për gjigandë si Facebook e Amazon që ndjekin gjithçka bën edhe në faqe që nuk kanë aspak lidhje me to, por edhe shumë gjurmues të fshehtë për të cilët as që ia ke idenë. Vetëm tani teksa je duke e lexuar këtë artikull mund të kesh mbi 10 monitorues për të cilët as ti as ne nuk jemi dijeni.

Dhe me monitorim nuk e kemi fjalën vetëm për pëlqimet e shijet e muzikës, por edhe kërkimet e tua për aspekte shëndetësore dhe blerjet më intime. Informacion të cilin nuk ke pse e ndan me askënd pa pëlqimin tënd apo të paktën një shpërblim përtej internetit falas.

Për fat të mirë ekzistojnë mënyra si të luftosh mbrapsht, nëpërmjet ekstensioneve bllokuese të cilat nuk do të të garantojnë privatësinë absolute por të minimumi do të të lajmërojnë për çfarë ndodh prapa faqes që je duke u futur, e kështu të zgjedhësh nëse ia vlen më apo jo të futesh aty. E në fund, me këtë aktivitet të bllokuar browseri do të punojë më lehtë. 

HTTPS Everywhere

Kur futesh në një faqe duhet të kontrollosh lart majtas URL-së së faqes nëse simboli i kyçit është i hapur apo i mbyllur. Nëse është i mbyllur, ajo faqe është e enkriptuar me HTTPS. Kjo është një garanci që faqja nuk është modifikuar nga një person i tretë. Gjithçka që do i furnizosh asaj faqeje do të mbetet mes teje dhe web-it. HTTPS Everywhere është një extension që hap automatikisht faqet me këtë protokoll nëse është i dispuneshëm, ose bllokon ato që nuk e kanë atë.

Privacy Badger

Ky extension ndalon gjithë gjurmuesit e padukshëm në një faqe. Ai studion aktivitetin e tyre dhe kupton cilat të ndjekin nga webi në web, e nuk i lejon që të karikohen në browser. Privacy Badger gjithashtu mësohet edhe me ty, ndaj bëhet sa vjen edhe më i mirë.

uBlock Origin

Ky është një bllokues reklamash i cili ndalon reklamat që të shfaqen teksa je duke lundruar në net, por bllokon edhe kodin gjurmues që vjen me to. uBloc Origin është i lehtë në përdorim dhe goxha i lehtë për t’u përdorur. Nëse një faqe që të duhet me patjetër nuk të lejon të futesh pa lejuar reklamat mundesh edhe t’ia pezullosh aktivitetin e ta riaktivizosh më pas.

PixelBlock & ClearURLs

Nëse besoje se emailet e tua janë të sigurta, duhet të dish që një pjesë e mirë prej tyre vijnë me disa pika të vogla quajtur pixels, të cilat njoftojnë dërguesin nëse e ke hapur emailin. PixelBlock ndez një dritë të vogël të kuqe sa herë që i ndjen këto tregues dhe të vë në dijeni. Por ka të tjerë që shkojnë edhe më larg duke gjurmuar nëse e ke klikuar linkun që të kanë dërguar apo jo, ClearURLs qëndron në emailin tënd dhe e pastron atë nga këta sinjalizues. 

Firefox Multi-Account Containers

Ky është një shërbim i ofruar nga Firefox, i cili është i ndërtuar brenda browserit për të mundësuar izolimin skedarët e tu të navigimit. Pra ti mundesh të bësh aktivitet për punë dhe personal në mëyrë të ndarë pa pasur nevojë për disa browsera njëkohësisht. Multi-Account Containers ruan edhe përcaktimet e tua të privatësisë për secilën nga navigimet.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Arrisni objektivat tuaja për Vitin e Ri me karakteristikat e reja të “Sfidës në Grup” në Samsung Health
Tjetra Geek Room në A2 CNN: WhatsApp do të ndajë të dhënat personale me Facebook

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026
Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Apps

Google ka përdorur të dhëna nga Android apps për të përmirësuar rivalët e saj

26 Korrik, 2020
Apps

YouTube ka nisur të përdorë inteligjencën artificiale për të përmbledhur videot në platformë

3 Gusht, 2023
Apps

Facebook do t’ju lejojë të aksesoni inbox-in pa patur nevojë që të shkarkoni Messenger në pajisjen tuaj

9 Mars, 2023
Apps

Google Translate për Android tani përkthen audion në kohë reale

18 Mars, 2020

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?