Në F8 2019 Mark Zuckerberg deklaroi se “The New Facebook” do të jetë ndërfaqja standart për të gjithë ata që e përdorin platformën nga kompiuteri.
Një vit më vonë më në fund po fillon të shkojë tek përdoruesi. Pas muajsh teste brenda pak javësh të gjithë do të kalojnë në design-in e ri.
Në fakt ishte koha, pasi një gjë është të ruash autenticitetin dhe origjinën dhe një gjë tjetë përshtatja me kërkesat e momentit.
Detaji kryesor në rimodelim është navigimi në faqje i cili është thjeshtësuar goxha, me një shirit të sipërm i cili jep akses të shpejtë tek home, watch, marketplace, grupet dhe sigurisht gaming.
Duke u afruar sa më shumë tek estetika e aplikacionit mobile, meqenëse ai ka qenë goxha i suksesshëm.
Ngjyra blu simbol i Facebook nuk mbizotëron më. Kompania e modeloi në mënyrë të tillë që “dark mode” të aktivizohet më lehtë.
Si aktivizohet?
Në menunë kryesore që gjen djathtas sipër, kliko mbi “Switch to New Facebook”
Si të kthehesh pas?
Në të njëjtën mënyrë si mësipër, tani gjen opsionin “Switch to Classic Facebook”
Facebook thotë se faqja kryesore do ngarkohet më shpejtë dhe kalimet mes faqeve do të jenë më të buta. Një tjetër ndryshim ka të bëjë me designin e dritareve të cilat hapen më mirë në raport me përmasat.
Nëse akoma nuk të ka ndryshuar Facebook-u mos u shqetëso është thjesht çështje ditësh.