Një përplasje e re në luftën globale të inteligjencës artificiale ka shpërthyer mes SHBA-së dhe Kinës dhe në qendër të saj janë modelet AI. Startup-i amerikan Anthropic ka akuzuar gjigantin kinez të teknologjisë Alibaba për atë që e quan fushata më e madhe e spiunazhit korporativ të regjistruar ndonjëherë kundër kompanisë.
Sipas Anthropic, ekipi i AI-së së Alibaba-s, i njohur si Qwen, ka përdorur rreth 25,000 llogari të rreme për të ndërvepruar masivisht me chatbot-in Claude. Midis 22 prillit dhe 5 qershorit 2026, këto llogari gjeneruan mbi 28.8 milionë biseda, në një operacion të koordinuar që Anthropic e përshkruan si një “distillation attack”.
Në terma të thjeshtë, një sulm i tillë është mënyra “legale në dukje” për të vjedhur aftësi nga një model rival, duke e pyetur përmes API-ve publike, ruan përgjigjet dhe i përdor për të trajnuar modelin tënd. Jo një hacker në errësirë, por një fabrikë pyetjesh në shkallë industriale.

Anthropic pretendon se objektivi kryesor ishte nxjerrja e aftësive të avancuara të modelit të saj më të ri, Mythos Preview, veçanërisht në fusha si kodimi dhe siguria digjitale. Në një letër drejtuar senatorëve Tim Scott dhe Elizabeth Warren, kompania shkon edhe më larg, duke sugjeruar se qeveria kineze mund të ketë qenë bashkëpunëtore, si pjesë e strategjisë së saj për dominim global në AI.
Pas këtyre akuzave, US Department of Commerce vendosi kufizime të rrepta ndaj modeleve Mythos dhe Fable, duke detyruar Anthropic të mbyllë aksesin publik globalisht.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Në shkurt, Anthropic kishte akuzuar edhe startup-e kineze si DeepSeek për sulme të ngjashme.

