Në 2020 interneti nuk është më luks, është një domosdoshmëri. Një router Wi-Fi ndodhet pothuajse në çdo shtëpi. Nëse po punon nga shtëpia dhe interneti sikur është ngadalësuar pak këto kohë, e para qetësohu ndoshta mbingarkesa ka ndikuar.
Por nëse je nga ata trimat që e kanë lënë routerin pa password e para shumë gabim pasi një kod i mirë është mbrojtja më e fortë dhe e dyta me shumë mundësi dikush po paraziton nga interneti jot.
Geek Room të mëson si ta gjesh kush po të bie në qafë:
1. Në browserin tënd shkruaj http://192.168.1.1 e cila të çon në login e routerit tënd, nëse kjo nuk është ip e routerit tend atëhere sipas modelit e gjen këtu.
Username dhe passwordi zakonisht janë “admin” ose “root” nëse jo duhet ta kesh në manualin e përdorimit ose kontakto ofruesin e shërbimit.
2. Ndërfaqja ndryshon në varësi të aparatit por mundohu të gjesh “My Network” dhe kliko mbi të.
3. Tek faqa tjetër do të të shfaqet lista e aparateve që kanë akses tek routeri yt dhe nëse sheh “Filanis Laptop” dhe Filani nuk jeton me ty atëhere: bingo, e kape hajdutin.
4. Hapi i radhës është ndërrimi i paswordit. Ndaj shko tek WiFi dhe më pas tek Main Network ku mund të ndërrosh emrin dhe passwordin. Dhe mundësisht jo “password” apo “12345678“.