Apex Legends së shpejti do të hyjë në Sezonin 5: Fortune’s Favor dhe traileri u lançua pak orë më parë.
Loba karakteri i ri i luajtshëm tanimë u konfirmua nga Respawn që javën që kaloi, nisur nga traileri dhe disa teaser gjatë rrugës ja çfarë parashikohet për të.
Traileri i mëparshëm Legacy of a Thief e përshkruan rrugëtimin e saj nga jetime në hajduten më me nam në Outlands. E shtyrë nga nevoja hakmarrje Loba kërkon të gjejë vrasësin e prindërve të saj, Revenant.
Aftësia e parë e Lobës që shohim në trailer është teletransportimi të cilin e bën me anë të një pajisjeje në formë disku.
Së dyti është bastuni i saj me kokë ujku. Me këtë bastun ajo arrin të teletransportojë armën e robotit në duart e saja.
Dhe së fundmi, Loba përdor një lloj eksplozivi i cili shkatërron masivisht robotët teksa e ndjekin nëpër thellësitë e ndërtesës.
Këto të paktën nga çfarë shohim në trailer, për arsenalin e plotë do të na duhet të presim lançimin e sezonit 5 në 12 maj.