Ditë e bukur për të gjithë adhuruesit e Apple, pasi sot u lajmërua për një MacBook Pro 13-inch me Magic Keyboard suport për ekran 6K, Dolby Atmos dhe shumë të tjera.
Gjenerata paraardhëse e MacBook Pro mbështeste një ekran të vetëm 5K ose dy ekrane nga 4K, ky version do të mund të lidhet me një monitor 6K (6016×3384) në 60Hz.
Por kujdes, vetëm modelet e shtrenjta me CPU të gjeneratës 10 quad-core Intel dhe 16GB RAM e ofrojnë të mësipërmen. Modelet më të lira suportojnë 1 monitor 5K ose 2 monitorë 4K.
Dolby Atmos është përfshirë e cila kush e ka pasur fatin ta përdorë e di shumë mirë ndryshimin, sistemi i saj sorround për filma apo seriale është i pakrahasueshëm. Përmirësime janë bërë edhe tek mikrofonat çka duhet të sjellë regjistrime më të pastra.
E vetmja e keqe është mungesa e suportit për Wi Fi 6, e cila garanton shpejtësi më të madhe transferimi të dhënash dhe menaxhim më të mirë trafiku në rrjetw të mbingarkuara.
Dhe është goxha e zakonshme, iPhone 11 Pro e ka tashmë Wi Fi 6.
MacBook Pro 13-inch fillon me $1299 por modelet me CPU të gjeneratës 10 quad-core Intel dhe 16GB RAM fillojnë tek $1799.
Porositë fillojnë që sot.