Xiaomi ka zbuluar disa nga specifikat kryesore të modelit të ri Xiaomi 17 Max, pasi më herët kishte konfirmuar emrin dhe kishte dhënë një ide paraprake për dizajnin e tij. Edhe pse data zyrtare e prezantimit nuk është bërë ende publike, kompania ka konfirmuar se pajisja do të debutojë fillimisht në Kinë brenda këtij muaji.
Sipas një njoftimi zyrtar në Weibo, Xiaomi 17 Max do të fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 8 Elite Gen 5 Ultimate Edition, një nga procesorët më të avancuar aktualisht për smartphone-t premium. Ky procesor pritet të ofrojë performancë të lartë si në përdorim të përditshëm ashtu edhe në gaming dhe aplikacione që kërkojnë fuqi të madhe përpunimi.


Smartphone-i do të pajiset me një ekran të sheshtë 6.9 inç, i cili është i njëjti panel që përdoret te Xiaomi 17 Pro Max. Xiaomi pretendon se ky ekran ofron cilësi vizuale të krahasueshme me një rezolucion 2K, duke garantuar imazh të qartë, ngjyra gjalla dhe përvojë premium për shikimin e përmbajtjeve.
Një nga pikat më të forta të Xiaomi 17 Max është bateria gjigante prej 8,000mAh, e cila sugjeron një jetëgjatësi tepër të madhe. Edhe pse detajet zyrtare për karikimin mungojnë, thashethemet flasin për mbështetje të karikimit të shpejtë 100W me kabllo.


Në sektorin e kamerave, telefoni do të vijë me një kamerë kryesore 200MP të zhvilluar në bashkëpunim me Leica, si dhe një kamerë telefoto me zmadhim optik 3x. Sipas informacioneve jozyrtare, kompletohet edhe nga një kamerë ultra-wide 50MP.

