Absolutisht lajmi i fundjavës që lamë pas, ata që nuk kishin dëgjuar për Starlink panë një rresht yjesh që lëvizën lart në qiell dhe ndoshta edhe u trembën pak.
Bëhet fjalë për megaplanin e Elon Musk për të populluar atmosferën tonë me një konstelacion mijra satelitësh për të mundësuar internet edhe në zonat më të errta të planetit.
Për ata që e humbën kemi lajme të mira pasi edhe këtë fundjavë do të rikthehet vargu i satelitëve të Musk, e kësaj radhe do të jenë edhe më afër e do të zgjasin plot 2 minuta, pra më shumë se hera e parë.
Një spektakël për të mos u humbur.
Ndaj nëse herën e parë ishe pak i ngadaltë apo smartphoni jot nuk mundi ta kapte ja një mundësi edhe më e mirë.
Mos harro të bësh një foto të kësaj shfaqje qiellore, dhe postoje në Instagram Story me tag @geekroom – Ne do t’i bëjmë repost të gjitha postimet tuaja.
Për orarin e saktë dhe madje nga duhet ta kthesh kokën për ta parë kliko këtu.