OnLeaks në bashkëpunim me Pigtou, një kompani case dhe skin për smartphone, shfaq disa rendera të pa publikuar më parë të një Samsung A.
Raportohen disa detaje bazë siç janë: ekran 6.5-inch, 3 kamera në pjesën e pasme dhe një sensor shenje gishti. Dhe për fat të keq nuk do të kemi një portë hyrëse kufjesh apo headphone jack siç e ndeshim zakonisht, diçka e rrallë në këtë kategori smartphonësh të buxhetit të mesëm.
Ajo që e bën të veçantë kësaj here është selfie pop-up camera, opsion mekanik kryesisht i ndeshur tek Xiaomi, Oppo etj por asnjëherë tek Samsung, çka do të thotë jo mbrojtje nga uji apo pluhuri, por një ekran me korniza më të holla.
Pjesa e poshtme duket goxha e gjerë si kornizë ndaj është i paqartë një vendim i tillë. Sidoqoftë janë vetëm rendera spekulues asgjë nuk është e sigurt përveç kategorisë ku do të përkasë.
Galaxy A i ri pritet që të dalë në muajt në vazhdim ndaj leaks më të qartë do ti zbulojmë rrugës.