Skandale apo jo suksesi dhe numri i lartë i përdorimit të Zoom ka thyer çdo statistikë.
Dhe nuk vonoi reagimi nga ana e konkurrencës. Facebook prezanton Messenger Rooms, një rikonceptim total të shërbimit të video-telefonatave të aplikacionit.
Deri në 50 veta mund të futen në këtë video shërbim, dhe njerzit nuk duhet të ftohen individualisht, përdoruesit e Facebook mund të postojnë linkun në murin e tyre ose në grupe apo faqe eventesh. Për më tepër pjesmarrësit nuk duhet të kenë me doemos një llogari Messenger apo Facebook, mjafton një browser dhe mund të bëhesh pjesë.
Por nga ana tjetër shembulli i infiltrimeve të Zoom ka shtuar nivelet e sigurisë dhe krijuesi i telefonatës mund ta mbyllë dhomën ndaj të padëshiruarëve.
E gjithë gallata e sfondeve kreative dhe filtrave të reja gjithashtu janë prezente edhe këtu. 14 filtra të rinj të cilët ofrojnë ndriçim profesional për ambientin dhe fytyrën.
Messenger Rooms fillon të shpërndahet sot, lëvizja erdhi si pasojë e kërkesës së lartë, më shumë se 700 milion video telefonata bëhen çdo ditë në Messenger dhe WhatsApp.