Facebook mesa duket nuk i ka braktisur planet ogurzeza për të futur reklama në WhatsApp.
Faza e parë do të jetë unifikimi i aplikacioneve të çatimit, po e kuptove mirë Messenger dhe WhatsApp në një dhe më pas në seksionin e Status do të prezantohen reklamat.
Informacione të reja ka për sa i përket mënyrës se si do të adresohen reklamat, plani i parë është të lidhen numrat personal me llogarinë në Facebook për të kuptuar interesat e individit.
Megjithatë nuk përjashtohen personat që do të fshijnë llogarinë e FB apo të mos kenë pasur kurrë.
Problematikat kanë qënë prezente në këto plane gjithmonë pasi kompania ka qënë prej kohësh nën akuza dhunimi privatësie ndaj përgjimi i bisedave personale mbetet një rrezik, dhe reklamat bazuar në to do të ishte ekspozim i rrezikshëm.
Megjithëse lëvizje të tilla do të duan vite derisa të aplikohen, Facebook nuk heq dorë nga planet për ti ngjasuar WeChat sa më shumë.