Një bug në sistem paska lënë të rrezikuar miliona përdorues të iPhone dhe iPad gjithë këto kohë.
Studiues nga ZecOps, një kompani sigurie mobile, ngre alarmin dhe madje citon edhe raste të sigurta ku një taktikë e thjeshtë është përdorur nga hakera për të vjedhur të dhëna nga të paktën 6 persona me rëndësi të lartë.
Hakerat mund të dërgojnë një mesazh në dukje bosh në aplikacionin Mail në iPhone apo iPad. Kur të hapet emaili, aplikacioni do të bëjë crash, duke detyruar përdoruesin ta fikë e ta rindezë smartphonin. Gjatë reboot-it hakeri ka akses të plotë tek të dhënat e smartphonit.
Apple ka thënë se një rregullim do të vijë në përditësimin e radhës.
Raportimi është bërë në mars dhe nuk dihej gjë përpara kësaj periudhe.
Ajo çka e bën të vështirë pikasjen e kësaj strategjie është fakti se zakonisht për të rënë viktimë e këtyre sulmeve kërkohen disa veprime të vogla edhe nga shënjestra, si shkarkimi i diçkaje apo klikimi në vendet e gabuara.
ZecOp ka gjetur dëshmi se ky bug është përdorur për të sulmuar individë nga një kompani Amerikane, shefin ekzekutiv të një kompanie telekomunikacioni në Japoni, punëtorë të një kompanie teknologjike në Arabi Saudite dhe Izrael, një gazetar Europian dhe një individ në Gjermani.
Produktet e Apple mbahen për sigurinë më të lartë që ofrojnë krahasuar me konkurencën, çka tregon se sa e vështirë është të dallosh dobësi të tilla të fshehura.