Me më shumë se 5 miliard shkarkime dhe 2 miliard përdorues aktivë në muaj WhatsApp mbetet lideri i aplikacioneve të chatit.
Me këtë pushtet kompania ka pasur mjaft lëvizje të ndryshime për ti lehtësuar punën WHO në luftën kundër Covid-19.
Bashkëpunimi i radhës ka të bëjë me empatinë që na duhet më së shumti këtë kohë karantine. Më konkretisht aplikacioni ka nxjerrë një paketë të re “stickers” të stilizuara për këtë pandemi.
E dimë, stickers janë më shumë diçka e Viberit, WhatsAppi ka emojis, GIF dhe meme por hey janë një alternativë interesante pse jo.
Stickerat e WHO, simbolizojnë të gjitha sfidat me të cilat po përballemi këto kohë, nga distancimi social, puna nga shtëpia, stërvitja në kushte shtëpie apo macja që të uzurpon tastierën e laptopit.
Dhe mbi të gjitha larjen e duarve dhe punëtorët e shërbimit shëndetësor të himnizuar si heronj.
Paketën me 20 stickera e gjeni menjëherë që tani tek WhatsApp.
Tek kutia ku shkruajmë mesazhin, majtas kliko mbi ikonën e emojit, në tabelën që do të shfaqet zgjidh “+” djathtas dhe aty do të shkarkosh stickerat e rinj të WHO.