Debati disavjeçar i reagimit në Facebook u zgjidh përpara disa viteve, me diversietin e butonit Like.
Ndaj një postimi të trishtë nuk mund të reagohej me një “pëlqej” kështuqë në FB u shtuan 6 reagime të ndryshme, dashuri, pëlqej, u shkriva së qeshuri, habitje, trishtim dhe nevrikosje.
Facebook ka vendosur ta zgjerojë këtë listë me 1 emocion tjetër , duke u munduar të mbulojë sa më shumë ndjesi, dhe kjo e fundit vjen në një moment delikat ku të gjithë duhet të gjendemi njeri tjetrit sa më afër emocionalisht.
Shumë shpejt do të mundemi ti dërgojmë njëri tjetrit një përqafim në reagime dhe veç kësaj edhe Messenger do të marrë një ndryshim të ri sa i përket zemrës të cilën e kemi pasur gjithnjë por kësaj radhe do të mund të zgjedhim një grafikë tjetër të zemrës pulsue.
Simboli i përqafimit të zemrës dhe ai i zemrës pulsuese do të shtohen diku nga java tjetër dhe do të jenë të disponueshme globalisht.
Facebook së fundmi ka parë një rritje të madhe përdorimi teksa njerzimi karantinohet në shtëpi, megjithatë fitimet nuk duken aq lart për kompaninë pasi konsumi digjital prej platformës prej kohësh ka rënë ndjeshëm.