Epic do të shtyjë me një muaj sezonin aktual të Fortnite. Duke deklaruar se sezoni i ri i Chapter 2 do të vijë në 4 Qershor dhe jo në 1 Maj sikundër ishte planifikuar.
“Do të shtyjmë Chapter 2 – Season 2 të Fortnite, përtej datës fillestare 30 Prill.
Plani është të lëshojmë Chapter 2 – Season 3 në 4 Qershor.
Deri atëhere ka mjaft kontent të ri për sezonin aktual. Shumë përditësime që do të ofrojnë lojë më të freskët janë rrugës, sfida të reja, bonus XP, dhe disa surpriza të tjera nën mëngë”.
Nuk është e qartë arsyeja pse, pasi vetë kompania nuk jep detake të mëtejshme, por me siguri Covid-19 nuk ka kursyer as ata.
Epic, e bazuar në Karolinën e Veriut, po mban lojën gjallë me fuqi punëtore nga shtëpia, dhe kjo mund të ndikojë në datat dhe axhendën e kompanisë.
Ngelet për tu diskutuar edhe çështja e konkurseve në Fortnite, e cila është zhdukur fare pas World Cup-it të suksesshëm.
Në fillim të Marsit Epic deklaroi se do të ndalonte të gjitha tournamentet me para për të rregulluar problemet e performancës.
Dhe Covid-19 ndikon edhe këtu.
Po ndodhin goxha gjëra në botë por edhe për Epic ndaj bëjnë mirë të marrin pak kohë përpara se të vendosin çdo bëjnë në ditët në vijim.
Për vetë lojtarët do të thotë 30 ditë më shumë për të mbyllur battle pass.