Video tutorialet në YouTube shpesh herë na mësojnë më shumë gjëra se vetë shkolla. Dhe për çdo problem në jetë, zgjidhja është vetëm një How To Video larg.
Kontentet variojnë ama dhe ndoshta nuk të duhen të gjitha pjesët ose introja është shumë e gjatë. Zgjidhja erdhi në formën e heronjve të komenteve të cilët shkruanin minutazhin egzakt të asaj për të cilën të gjithë kishim ardhur në video, ëngjëj të internetit.
Vetë YouTube creators dëgjuan ndjekësit dhe e aplikuan në përshkrimin poshtë videove të tyre.
Ndërsa tani duket se vetë platforma po dëgjon përdoruesit dhe së shpejti do të implementojë kapitujt në videot e saj.
Po! Erdhi dita që vija treguese e videos të jetë e ndarë në kapituj, mundësisht edhe të emëruar, për të të kursyer kohë sa herë që kërkon diçka specifike.
Një super update i cili do të marrë automatikisht nga vetë përshkrimi dhe kështu do të mund të zgjedhësh pjesët që të duhen.
Sidoqoftë ka pasur vetëm disa teste të kapura aty këtu nga përdoruesit, ndaj opsioni duhet të jetë akoma në fazë provash.
Por përderisa ka arritur deri tek përdoruesi, përditësimi nuk do të jetë shumë larg.
Mbetemi në pritje të lajmeve të mëtejshme.
Ja një shembull se si do të funksionojë ky opsion:
This is HUGE for YouTube! Look at the timeline!!! It takes the timestamps from my description and essentially turned them into chapter markers for the video! It shows the title of the section and how much you’ve completed! AMAAZING! pic.twitter.com/gEG5fYvoot
— Podcastage (@podcastage) April 12, 2020