Apple mund të të lejojë të provosh pjesë të aplikacioneve iOS pa patur nevojë ti instalosh ato thjesht duke skanuar një kod QR.
Clips quhet projekti më i fundit i premtuar në iOS 14 dhe do të të japë një pjesë të eksperiencës së aplikacionit pa patur nevojë ta shkarkosh atë.
Pasi të jetë skanuar kodi QR, një tabelë do të shfaqet për të bërë veprime të thjeshta, nëpërmjet kësaj tabele mund edhe të zgjedhësh edhe ta shkarkosh aplikacionin nëse dëshiron.
Apple do të fillojë testimet me OpenTable, Yelp, DoorDash, Sony PS4 Second Screen dhe YouTube, (megjithëse çfarë lloj maniaku je nëse nuk ke YouTube të shkarkuar?)
Ky opsion do të kursejë memorie, ofron shpejtësi në kryerje detyrash, kursim kohe etj.
E paparë apo jo?
Kur do ta kemi në Android?
Në 2017. Po iOS, je 3 vjet vonë.
Instant App ka kohë që ekziston në Android pa nevojën e ndonjë kodi.