Facebook ka planifikuar të shpërndajë $1 miliardë drejt krijuesve gjatë vitit të ardhshëm si pjesë e një përpjekje për t’i tërhequr ata drejt shërbimeve të shumta të saj. Paratë do t’i dhurohen krijuesve që përdorin produktet e Facebook në mënyra të ndryshme: duke vendosur reklama në IGTV videos ose përmes krijimit të videove shumë të pëlqyera në Reels.
Për momentin po përfitojnë vetëm krijuesit që kanë marrë një ftesë, dhe opsionet e reja për të gjeneruar para do të prezantohen më vonë. Facebook tregoi se do të zgjerojë disponueshmërinë për më tepër krijues më vonë gjatë viti ku do të prezantojë një “vend të dedikuar për bonuset në Instagram në verë dhe në Facebook gjatë vjeshtës”.
Pak kohë më parë aplikacionet si TikTok dhe Snapchat kanë ofruar shpërblimin e krijuesve që postojnë përmbajtje të suksesshme në këto platforma. Sigurisht Facebook e ka ndjerë presionin e krijuar nga këto aplikacione, të cilat po kërkojnë ta “nxjerrin në pension” atë, dhe ka vendosur të marrrë masa për të parandaluar rënien e aktivitetit në platformë.
Përmes shfaqjes së reklamave në videot IGTV, kompania mund t’i “punësojë” krijuesit për të gjeneruar më tepër para.