Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    SKAITECH dhe DRNS bashkojnë forcat për të sjellë spektakle dronësh të nivelit botëror në Shqipëri
    25 Nëntor, 2025
    Universiteti Bocconi konfirmon Modelin Parashikues ESG të ConsciESG: një moment i ri për inovacionin në Ballkanin Perëndimor
    25 Nëntor, 2025
    Nga Tirana në Silicon Valley: Plug and Play hap aplikimet për kohortën e dytë
    25 Nëntor, 2025
    ChatGPT shton një asistent të ri që ju ndihmon të gjeni produktin perfekt për ju
    25 Nëntor, 2025
    Meta kërkon të përfshihet në biznesin e tregtimit të elektricitetit
    24 Nëntor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Njihuni me Apex Guard, laboratori i Oppo ku 10,000 smartphone testohen pa pushim
    24 Nëntor, 2025
    Një iPhone i ri do të bëhet pjesë e serisë 17 me përmirësim të madh në kamera
    24 Nëntor, 2025
    Raportimet e fundit tregojnë se Samsung do të prezantojë Galaxy-n e ri A77
    24 Nëntor, 2025
    Apple prezanton aksesorin e ri MagSafe duke ndihmuar personat me aftësi të kufizuara
    24 Nëntor, 2025
    Apple mund të prezantojë së shpejti kasa mbrojtëse të ndjeshme ndaj prekjes për iPhone
    19 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    YouTube po teston rikthimin e DM në platformë
    20 Nëntor, 2025
    WhatsApp teston mbështetjen e disa llogarive në versionin më të fundit beta për iPhone
    20 Nëntor, 2025
    Google Play prezanton aplikacionet më të mira për vitin 2025
    19 Nëntor, 2025
    Një e metë e thjeshtë në sigurinë e WhatsApp ekspozoi 3.5 miliardë numra telefoni të përdoruesve
    19 Nëntor, 2025
    WhatsApp do të nisë integrimin e bisedave nga palët e treta në Evropë
    15 Nëntor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët krijojnë një motor kërkimi për kodin gjenetik, si një “Google për ADN”
    24 Nëntor, 2025
    Lentet e reja që imitojnë sytë e njerëzve i mundësojnë robotëve një pamje më të qartë
    18 Nëntor, 2025
    Sam Altman po punon për të modifikuar gjenetikisht fëmijët që të mos mbartin sëmundje të trashëgueshme
    17 Nëntor, 2025
    Të folurit e disa gjuhëve të ndryshme mund të ngadalësojë plakjen biologjike
    14 Nëntor, 2025
    Teleskopi James Webb mund të ketë zbuluar gjeneratën e parë të yjeve në univers
    13 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
    Një burrë nga Hungaria kërcen për 144 orë për të thyer rekordin në botën e video-lojrave
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Gemini AI do të jetë qendra e re e partneritetit mes McLaren dhe Google
    20 Nëntor, 2025
    Porsche prezanton zyrtarisht modelin e saj më të fuqishëm, SUV Cayenne tërësisht elektrik
    20 Nëntor, 2025
    Nissan po riimagjinon zhvillimin e makinave nëpërmjet AI
    17 Nëntor, 2025
    Porsche sjell kartën e kreditit Premium për klientët e saj
    17 Nëntor, 2025
    Ekspertët zbulojnë temperaturën ideale për ngrohjen e makinës në dimër
    4 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Lojtarët më të mirë shqiptarë të Tetris-it garojnë për titullin kombëtar
    19 Nëntor, 2025
    Nivelet më të larta të CO2 po rrisin kaloritë në ushqim dhe ulin vlerat e tyre ushqyese
    18 Nëntor, 2025
    Kjo foto e mrekullueshme e parashutistit me Diellin në sfond bën xhiron e internetit
    15 Nëntor, 2025
    Piramida e Tiranës vlerësohet nga Architectural Record Awards në kategorinë “Adaptive Reuse”
    15 Nëntor, 2025
    Sa herë që ju prisni të motivoheni, truri e bën stërvitjen e radhës 35% më të vështirë
    14 Nëntor, 2025
Search
Duke lexuar: Nga Tirana në Silicon Valley: Plug and Play hap aplikimet për kohortën e dytë
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Nga Tirana në Silicon Valley: Plug and Play hap aplikimet për kohortën e dytë
Tech

Nga Tirana në Silicon Valley: Plug and Play hap aplikimet për kohortën e dytë

Last updated: 25 Nëntor, 2025 5:09 pm
Ndaj
5 Min lexim

Pas jehonës së jashtëzakonshme të Plug and Play Tirana Expo 2025, ku inovacioni pushtoi zemrën e kryeqytetit, gjiganti global i inovacionit sapo ka hapur një thirrje të re. 

Contents
Çfarë ofron programi i ri? Rruga drejt Silicon Valley Pse duhet të aplikosh? Detajet e Aplikimit 

Nëse ke një startup me ambicie që i kalojnë kufijtë e Ballkanit, ky është momenti yt. Plug and Play Tirana ka hapur zyrtarisht aplikimet për Kohortën e Dytë (Batch 2), duke kërkuar 20 startup-et e radhës që do të transformojnë ekosistemin teknologjik. 

Çfarë ofron programi i ri? 

Ky nuk është thjesht një trajnim; është një biletë hyrëse në “Ligën e Kampionëve” të teknologjisë. Nga qindra aplikime, vetëm 20 startup-e do të përzgjidhen për t’u bërë pjesë e këtij rrugëtimi që fillon në shkurt 2026. 

Programi është dizajnuar për të qenë intensiv dhe transformues: 

  • 8 Bootcamp-e ku nuk bëhet fjalë vetëm për teori. Në çdo bootcamp do të jenë prezentë investitorë ndërkombëtarë dhe mentorë nga rrjeti global i Plug and Play. Struktura  është dizajnuar si një rrugëtim i plotë 360-gradësh për pjekurinë e biznesit. Kurrikula nis nga bazat e zbulimit të klientit dhe zhvillimit të prototipit, thellohet në strategjitë unike të “Venture Clienting” dhe modelimit të biznesit, për të kulmuar me përgatitjen vendimtare për thithjen e investimeve dhe rafinimin final të “pitch-it”. 
  • Akses Global për startup-et të cilat do të kenë qasje në platformat e dedikuara të Plug and Play, duke u lidhur me mbi 500 korporata partnere në mbarë botën. 
  • Investime Potenciale si mundësia për të siguruar fonde direkte nga Plug and Play Ventures dhe më gjerë. 

Rruga drejt Silicon Valley 

Rrugëtimi në Tiranë do të kulmojë me Plug and Play Tirana Expo, e cila nuk është thjesht një ditë prezantimi, por testi final i pjekurisë së biznesit. 

Startup-et do të kenë mundësinë “të shesin” vizionin e tyre përballë një audience të përbërë nga investitorë ndërkombëtarë, drejtues korporatash dhe liderë të industrisë. Është momenti ku networking-u kthehet në mundësi reale biznesi dhe ku idetë takohen me kapitalin. 

10 startup-et më të mira do të fitojnë biletën për të fluturuar drejt Plug and Play Headquarters në Silicon Valley. Atje, ata do të ndjekin një program intensiv 6-javor dhe do të marrin pjesë në Silicon Valley Summit, eventi ku takohen më të mirët e industrisë së teknologjisë. 

Pas kthimit nga eventi i këtij viti në Silicon Valley, Uranik Begu, Drejtor për Evropën Qëndrore dhe Lindore në Plug and Play, thotë: 

Ishte vërtet frymëzuese të shihnim sesi ekipet nga Shqipëria dhe rajoni u prezantuan me profesionalizëm në skenat më të rëndësishme të inovacionit dhe krijuan bashkëpunime që vetëm pak vite më parë do të dukeshin të paarritshme. Besoj thellësisht se sa më të bashkuar të jemi si komunitet, aq më shumë mundësi u hapen sipërmarrësve tanë. Çdo startup që bëhet pjesë e këtij programi kontribuon në ndërtimin e një ekosistemi inovacioni që jo vetëm rritet, por edhe krijon histori të reja suksesi për Shqipërinë dhe mbarë rajonin.

Uranik Begu, Drejtor për Evropën Qëndrore dhe Lindore në Plug and Play 

Pse duhet të aplikosh? 

Faktet e batch 1 flasin vetë. Sapo jemi bërë dëshmitarë të suksesit të 10 startup-eve të para, të cilat sapo janë kthyer nga Silicon Valley, ku prezantuan idetë e tyre para botës. 

Por lajmi më i madh: Investimi i parë historik. Gjatë kohortës së kaluar, Plug and Play realizoi investimin e parë direkt nga Silicon Valley në një startup shqiptar: Synaps. Ky investim shënon një pikë kthese për rajonin tonë dhe konfirmon se paratë dhe vëmendja ndërkombëtare janë tani në Tiranë. Synaps është vetëm fillimi pasi portofoli pritet të zgjerohet me emra të tjerë nga kohorta e parë, si dhe gjatë kohortës së dytë. 

Detajet e Aplikimit 

Mos e humb këtë mundësi unike për t’u bërë protagonist në historinë e inovacionit shqiptar. Aplikimet janë të hapura deri më 20 dhjetor 2025, ndërsa rrugëtimi transformues për startup-et e përzgjedhura starton zyrtarisht në shkurt 2026. Kjo aventurë, e cila nis në Tiranë dhe për më të mirët vazhdon deri në Silicon Valley, është vetëm një klikim larg. 

APLIKO KËTU 

Plug and Play Tirana është një degë e platformës globale Plug and Play Tech Center, me seli në Silicon Valley, e cila vepron në mbi 60 qytete në mbarë botën dhe mbështetet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në bashkëpunim me IN Groupe, Bashkinë e Tiranës, Piramida dhe Innovation Hub.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme ChatGPT shton një asistent të ri që ju ndihmon të gjeni produktin perfekt për ju
Tjetra Universiteti Bocconi konfirmon Modelin Parashikues ESG të ConsciESG: një moment i ri për inovacionin në Ballkanin Perëndimor

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

SKAITECH dhe DRNS bashkojnë forcat për të sjellë spektakle dronësh të nivelit botëror në Shqipëri
Tech
25 Nëntor, 2025
Universiteti Bocconi konfirmon Modelin Parashikues ESG të ConsciESG: një moment i ri për inovacionin në Ballkanin Perëndimor
Tech
25 Nëntor, 2025
ChatGPT shton një asistent të ri që ju ndihmon të gjeni produktin perfekt për ju
Tech
25 Nëntor, 2025
Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
Gaming
25 Nëntor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Adidas prezanton kufjet që karikohen nga energjia e dritës

8 Korrik, 2021
Tech

Puna më e kërkuar në USA është Java Developer

1 Shkurt, 2021
Tech

Roboti i shahut i thyen gishtin kundërshtarit 7 vjeçar

26 Korrik, 2022
Tech

Ilaçi i prodhuar nga Fujifilm në Japoni po shëron rastet me Covid-19

22 Mars, 2020

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?