Në një kohë kur varësia nga ekrani po rritet gjithnjë e më tepër, kompania Matter Neuroscience ka krijuar një zgjidhje të pazakontë: një kapak telefoni që peshon 2.7 kilogramë, i bërë nga çelik inox solid, për të kufizuar përdorimin e tepërt të smartphone-it.
Ky aksesori, i quajtur “6-Pound Phone Case”, përbëhet nga dy pjesë që të fiksueshme nëpërmjet vidave, duke e bërë të vështirë heqjen e tij sa herë që përdoruesi tundohet të kalojë orë të tëra në ekran. Qëllimi është i qartë – sa më i rëndë dhe të jetë telefoni, aq më pak do të kesh dëshirë ta përdorësh.

Sipas krijuesve, pesha e tepërt e bën mbajtjen e telefonit për periudha të gjata fizkisht të lodhshme, duke shkaktuar ndjesinë e lodhjes dhe duke inkurajuar përdoruesin të bëjë pushime të detyruara nga ekrani. Me kalimin e kohës, trupi mëson ta shmangë sforcimin, duke çuar në ulje të kohës së përdorimit të telefonit.

Dizajni i kësaj mbulese është frymëzuar nga telefonat “si tullë” të viteve 1980, me forma drejtkëndëshe dhe trashësi të theksuar. Megjithë përmasat e mëdha, kapaku përfshin hapje për portën e karikimit, butonat e zërit dhe kamerën, duke lejuar përdorimin bazë të aplikacioneve si mesazhet, thirrjet apo hartat — të paktën derisa lodhja të mos e bëjë më të mundur.

Interesant është fakti që disa përdorues e kanë konsideruar këtë pajisje si një mjet të dyfishtë: anti-varësi dhe pajisje fitnesi, pasi mund të përdoret edhe si peshë për ushtrime dore.
Aktualisht, 6-Pound Phone Case është në përputhje me modelet iPhone 13 deri në 17, përfshirë versionet Pro dhe Pro Max. Dërgesat do të nisin në dhjetor 2025, ndërsa zgjerimi për marka të tjera pritet vitin e ardhshëm.

