Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Pas shpalljes së “kodit të kuq”, OpenAI do të prezantojë GPT-5.2 javën e ardhshme
    7 Dhjetor, 2025
    Malajzia planifikon përdorimin e robotëve humanoidë në fermat vertikale
    7 Dhjetor, 2025
    Studiuesit synojnë të përdorin një gjenerues tingujsh për të lokalizuar banorët e bllokuar nën rrënoja në raste katastrofash
    7 Dhjetor, 2025
    Agjenti AI i Google fshin të gjithë HDD pa lejen e përdoruesit, më pas kërkon falje
    7 Dhjetor, 2025
    “Kumbari i AI” mendon se Google po fiton kundrejt OpenAI
    6 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Njihuni me smartphone-in më të ri të palosshëm Samsung Galaxy Z TriFold
    2 Dhjetor, 2025
    Poco prezanton smartphone-in flagship me material “xhins” në pjesën e pasme
    28 Nëntor, 2025
    Huawei 80 Pro Max vjen me ekranin më të ndritshëm në botë
    27 Nëntor, 2025
    Xiaomi 14 Ultra mund të përditësohet në HyperOS 3 brenda pak ditësh
    27 Nëntor, 2025
    Një studim i ri tregon se gjysma e europianëve humbasin momentet më të rëndësishme duke bërë foto; Galaxy AI i ndihmon të përjetojnë çdo moment
    26 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    YouTube prezanton një version të ngjashëm me Spotify Wrapped për video
    4 Dhjetor, 2025
    Google Maps prezanton një modalitet të ri kursimi energjie në Pixel 10
    29 Nëntor, 2025
    YouTube po teston rikthimin e DM në platformë
    20 Nëntor, 2025
    WhatsApp teston mbështetjen e disa llogarive në versionin më të fundit beta për iPhone
    20 Nëntor, 2025
    Google Play prezanton aplikacionet më të mira për vitin 2025
    19 Nëntor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë një motor kërkimi për kodin gjenetik, si një “Google për ADN”
    24 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
    Gemini AI do të jetë qendra e re e partneritetit mes McLaren dhe Google
    20 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Studimi tregon se lëngu i portokallit ndikon pozitivisht në mijëra gjene të qelizave imune
    5 Dhjetor, 2025
    Ajri i ndotur “mund të çojë dëm” stërvitjen në palestër
    5 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se fëmijët me prindër striktë kanë më tepër shance të zhvillojnë shenja të depresionit
    5 Dhjetor, 2025
    14-vjecari fiton çmimin pas krijimit të origamit që mund të mbajë një peshë 10,000 herë më të madhe se pesha e saj
    4 Dhjetor, 2025
    Cristiano Ronaldo sfidon portierin robotik të krijuar nga ish-inxhinieri i NASA
    4 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Gjigandi i cybersecurity dhe AI, Evolution Equity Partners, vjen në Tiranë më 5 nëntor: shansi i artë për startup-et shqiptare
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Gjigandi i cybersecurity dhe AI, Evolution Equity Partners, vjen në Tiranë më 5 nëntor: shansi i artë për startup-et shqiptare
Tech

Gjigandi i cybersecurity dhe AI, Evolution Equity Partners, vjen në Tiranë më 5 nëntor: shansi i artë për startup-et shqiptare

Last updated: 22 Tetor, 2025 4:27 pm
Ndaj
5 Min lexim

Pas konfirmimit se një nga fondet më të njohura botërore në fushën e sigurisë kibernetike dhe inteligjencës artificiale, Evolution Equity Partners, do të vizitojë Shqipërinë më 5 nëntor 2025, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë në këtë vizitë dhe mundësitë që ajo mund të sjellë.

Contents
Ndërgjegjësimi kibernetik, hapi i parë drejt një shoqërie më të qëndrueshmeNga ideja në investim, pse Evolution Equity Partners ka rëndësi për Ballkanin PerëndimorDelegacioni i Evolution Equity Partners në ShqipëriKredibilitet global dhe mundësi rajonale

Ndërgjegjësimi kibernetik, hapi i parë drejt një shoqërie më të qëndrueshme

Në një kohë kur të dhënat janë “monedha e re” dhe identiteti dixhital është themeli i funksionimit të bizneseve moderne dhe shoqërisë, siguria kibernetike është kthyer në një çështje strategjike për çdo organizatë dhe komunitet.

Nuk bëhet më fjalë vetëm për mbrojtjen e sistemeve, por për ruajtjen e besimit, sigurimin e vazhdimësisë së biznesit dhe mbajtjen e konkurrueshmërisë.

Siguria kibernetike nuk është më përgjegjësi vetëm e departamentit të IT-së. Është përgjegjësi e çdo aktori në ekosistemin dixhital, nga qeveritë dhe institucionet te bizneset dhe sektori arsimor. Vizita e fondit është një mundësi për t’i trajtuar këto tema në mënyrë të hapur, strategjike dhe me objektiva konkrete, për të shfrytëzuar më mirë potencialin ekzistues në rajon, si dhe për të ndërtuar kapacitete më të gjera bashkëpunimi midis komunitetit të startup-eve në Shqipëri dhe aktorëve globalë.

Majo Mićović, partner në Evolution Equity Partners dhe këshilltar për Ballkanin Perëndimor.

Nga ideja në investim, pse Evolution Equity Partners ka rëndësi për Ballkanin Perëndimor

Evolution Equity Partners është një venture capital fund global me seli në New York, i specializuar në investime teknologjike për sigurinë kibernetike, AI dhe Big Data. Portofoli i tij përfshin kompani si Carbon Black, Arctic Wolf, Pentera, Halcyon, Onapsis, Protect AI, Security Scorecard, dhe liderë të tjerë në fushat e tyre.

Ky fond nuk ofron vetëm kapital, por edhe mbështetje strategjike për ekipet që zhvillojnë zgjidhje të sigurta, të avancuara dhe të zgjerueshme në fushën e cybersecurity. Prandaj, ardhja e tyre në Shqipëri dhe në rajon përfaqëson një mundësi të rrallë e me vlerë për startup-et dhe ekipet inovative.

Me mbështetjen e partnerit rajonal Cyber Front nga Zagrebi, i cili është bashkëorganizator i vizitës, më 5 nëntor në orën 11:00 do të mbahet një panel prezantimi për startup-et, ku startup-et shqiptare do të prezantojnë projektet e tyre që synojnë jo vetëm tregun lokal, por edhe zgjerimin në tregjet e SHBA, MB, dhe BE.

Pas panelit të prezantimeve, do të zhvillohet një panel diskutimi mbi trendet aktuale dhe të ardhmen e investimeve në siguri kibernetike, si dhe rolin e AI në këtë industri.

Startup-et dhe ekipet teknologjike të interesuara për të paraqitur zgjidhjet e tyre para partnerëve të Evolution Fund mund të dërgojnë pitch deck-un dhe informacionet e ekipit nëpërmjet email-it: [email protected]

Afati për aplikim është 30 tetor 2025, dhe numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Delegacioni i Evolution Equity Partners në Shqipëri

Delegacioni do të kryesohet nga z. Dennis Smith, bashkëthemelues dhe partner i fondit, një nga pionierët e investimeve globale në siguri kibernetike.

Me të do të jenë Prof. Dr. Michal Pěchouček, anëtar bordi dhe ekspert i njohur në AI dhe teknologjitë e sigurisë, si dhe z. Majo Mićović, partner për një kohë të gjatë i fondit dhe këshilltar për Ballkanin Perëndimor.

Qëllimi i tyre është të lidhen drejtpërdrejt me potencialin inovativ të rajonit, të identifikojnë fusha për bashkëpunim strategjik dhe të ndihmojnë në forcimin e lidhjeve midis ekipeve lokale dhe tregut global.

Vizita e punës në Mal të Zi dhe Shqipëri është organizuar në bashkëpunim me Cyber Front, partnerin rajonal të fondit Evolution – kompani e specializuar në distribucionin e zgjidhjeve të avancuara të sigurisë kibernetike, që bashkëpunon vetëm me rishitës, integratorë dhe ofrues të MSP, pa ndërhyrje direkte me përdoruesit fundorë.

Kredibilitet global dhe mundësi rajonale

Evolution Equity Partners njihet gjithashtu si organizatori i Presidential Forum në RSA Conference në San Francisko – ngjarja më e madhe në botë në fushën e sigurisë kibernetike.

Në vitet e kaluara, forumi ka pritur ish-presidentët amerikanë George W. Bush dhe Bill Clinton si të ftuar specialë, ndërsa folës kryesor në vitin 2025 ishte ish-kryeministri britanik Boris Johnson.

Kjo është arsyeja pse vizita e fondit në rajon përfaqëson një moment të rëndësishëm – jo vetëm për startup-et, por edhe për forcimin e kapaciteteve dixhitale të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme “El Clasico”, spektakli i madh i futbollit spanjoll, ekskluzivisht në SuperSport/DigitAlb
Tjetra Kaido Kukk & Anja Nikolovska folës në AllWeb: Kur financat dhe kreativiteti bashkohen për të krijuar inovacion

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Pas shpalljes së “kodit të kuq”, OpenAI do të prezantojë GPT-5.2 javën e ardhshme
Tech
7 Dhjetor, 2025
Malajzia planifikon përdorimin e robotëve humanoidë në fermat vertikale
Tech
7 Dhjetor, 2025
Studiuesit synojnë të përdorin një gjenerues tingujsh për të lokalizuar banorët e bllokuar nën rrënoja në raste katastrofash
Tech
7 Dhjetor, 2025
Agjenti AI i Google fshin të gjithë HDD pa lejen e përdoruesit, më pas kërkon falje
Tech
7 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Bëni që ChatGPT të punojë për ju nëpërmjet këtyre browser extensions

12 Mars, 2023
Tech

MIT përdor energjinë diellore për të krijuar ujë

15 Tetor, 2020
Tech

OSCAL 2023: Standing on Shoulders of Hackers

1 Gusht, 2023
Tech

Microsoft bën të mundur që inteligjenca artificiale e Bing të ketë një personalitet

3 Mars, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?