Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Kaido Kukk & Anja Nikolovska folës në AllWeb: Kur financat dhe kreativiteti bashkohen për të krijuar inovacion
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Kaido Kukk & Anja Nikolovska folës në AllWeb: Kur financat dhe kreativiteti bashkohen për të krijuar inovacion
Entertainment

Kaido Kukk & Anja Nikolovska folës në AllWeb: Kur financat dhe kreativiteti bashkohen për të krijuar inovacion

Last updated: 23 Tetor, 2025 11:53 am
Ndaj
5 Min lexim

Teknologjia ndryshon shpejt. Por pas çdo inovacioni që transformon tregjet, qëndrojnë njerëz që e kuptojnë më thellë lidhjen mes njeriut dhe numrave, kreativitetit dhe strategjisë. Këtë 6 nëntor, AllWeb sjell në Tiranë dy figura që mishërojnë këtë lidhje: Kaido Kukk, arkitekti i financave inteligjente në Iute Group, dhe Anja Nikolovska, zëri krijues që udhëheq komunikimin strategjik në Pikasa Analytics. Dy botë të ndryshme, por që flasin të njëjtën gjuhë: gjuhën e inovacionit.

Kaido Kukk – Njeriu që solli revolucionin “Bli tani, paguaj më vonë” në Ballkan

Nëse sot blerjet me këste janë kaq të thjeshta, menjëherë dhe pa shumë letra, pas këtij transformimi qëndron vizioni i një lideri që e kupton thellësisht se komoditeti digjital është valuta e së ardhmes. Prej katër vitesh, Kaido Kukk drejton programin e kredive për tregtarë në Iute Group, një nga fintech-et më të suksesshme në Evropën Lindore. Ai ka udhëhequr me sukses zgjerimin e modelit “Buy Now, Pay Later” (BNPL) në katër tregje të rëndësishme, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Bullgari dhe Moldavi, duke lidhur Iute Group me mijëra partnerë tregtarë dhe duke i dhënë mundësinë mbi 130 mijë konsumatorëve çdo vit të blejnë me lehtësi, përmes pagesave fleksibël. Por më shumë se shifra, është ndryshimi i përvojës që e bën punën e Kaidos unike. Ai ka drejtuar tranzicionin e Iute Group drejt një ekosistemi plotësisht digjital, nga nënshkrimet pa letër, tek vetëshërbimi në dyqane dhe blerjet online që mbarojnë në pak sekonda. “Digitalizimi nuk është vetëm teknologji, është besim. Dhe besimi fitohet duke e bërë jetën e njerëzve më të lehtë,” thotë Kaido. Rezultati? Një treg që beson te pagesat inteligjente, një model që po rritet çdo ditë, dhe një frymë që e sheh të ardhmen si një kombinim të thjeshtësisë dhe inovacionit.

Biletat janë të disponueshme online: allweb.digital

Anja Nikolovska – Aty ku të dhënat marrin frymë krijimtarie

Në një epokë ku çdo vendim udhëhiqet nga të dhënat, Anja Nikolovska është zëri që kujton se pas çdo grafiku qëndron një histori njerëzore.
Si Menaxhere Marketingu në Pikasa Analytics, ajo drejton strategjinë e komunikimit duke ndërthurur analizën, artin dhe emocionin. Me më shumë se një dekadë përvojë në industrinë e IT dhe software-it, Anja ka ndërtuar ura midis shifrave dhe njerëzve, duke i kthyer të dhënat e thata në mesazhe që frymëzojnë. Në Pikasa, ajo është motori që e bën markën të flasë me kuptim: jo vetëm përmes fushatave, por përmes historive që lidhen me realitetin e klientit.
Për të, marketingu është shumë më tepër se promocion, është art i komunikimit me qëllim, ku çdo strategji shndërrohet në përvojë, dhe çdo analizë në emocion. Karriera e saj përfshin role udhëheqëse në kompani të mëdha teknologjike, fushata ndërkombëtare me ndikim dhe evente që kanë bashkuar komunitetin e inovatorëve në rajon. Ajo mishëron një filozofi të thjeshtë: “Nuk mjafton të kesh të dhëna. Duhet t’i kuptosh, t’i ndjesh dhe t’i tregosh.”

Pse duhet ta ndjekësh AllWeb këtë nëntor?

Sepse është më shumë se një konferencë, është një udhëtim në zemër të inovacionit. Kaido Kukk dhe Anja Nikolovska përfaqësojnë dy anët e një monedhe që udhëheq të ardhmen e biznesit: financat dhe imagjinatën krijuese. Ata nuk flasin me teori, por me përvoja që kanë ndryshuar tregjet e rajonit. Në skenën e AllWeb Digital 2025, ideja bëhet strategji, dhe strategjia kthehet në veprim. Këtu takohen startup-et, liderët, krijuesit dhe profesionistët që kërkojnë të kuptojnë jo vetëm çfarë po ndodh, por si ta udhëheqin ndryshimin.

Biletat janë të disponueshme online: allweb.digital

Biletat tuaja si startup mund t’i merrni duke kontaktuar në adresën e e-mailit [email protected]

Biletat tuaja mund t’i merrni TANI në këtë link duke përfituar edhe nga oferta 4+1 falas.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Gjigandi i cybersecurity dhe AI, Evolution Equity Partners, vjen në Tiranë më 5 nëntor: shansi i artë për startup-et shqiptare
Tjetra Televizorët e lojërave Samsung: Përvojë e re dhe performancë e jashtëzakonshme për lojtarët kudo në botë

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Milan Design Week 2025: Paolo Sorrentino prezanton “La dolce attesa”

11 Prill, 2025
Entertainment

Apple kërkon ndjesë për reklamën e iPad ku shkatërron objekte arti

10 Maj, 2024
Entertainment

Bimët në Mbretërinë e Bashkuar po lulëzojnë një muaj më parë për shkak të ndryshimeve klimatike

4 Shkurt, 2022
Entertainment

Biografi Walter Isaacson i Steve Jobs po shkruan një libër rreth Elon Musk

6 Gusht, 2021

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?