SACS Tecnorib, një nga markat më të njohura në mbarë botën për mjetet lundruese luksoze, do të vijë për herë të parë në Shqipëri përmes Mektrin Marine. Në botën ku deti dhe dizajni bashkohen me teknologjinë, SACS Tecnorib vjen si një referencë për luksin dhe fuqinë në segmentin e maxi-RIB. E lindur nga bashkimi i përvojës së SACS dhe Pirelli, marka Tecnorib ka vendosur standarde të reja për ata që kërkojnë komoditetin e një jahti me performancën e një bote sportive.
Dizajni: Forma që emocionon
Stili dhe estetika:

Dizajni i SACS Tecnorib nuk është thjesht pamje, është identitet. Modelet si Strider dhe Rebel sjellin linja dinamike, detaje që ndërthuren midis elementeve artizanale italiane dhe studio dizajnesh si Christian Grande.
Komoditeti:
Përtej pamjes, dizajni është menduar për të ofruar hapësira të bollshme. Modeli Strider 13 ofron 2 kabina dyshe, 4 vende për të fjetur, banjë me dush të ndarë dhe interior që mund të rikonfigurohet për përdorim ditor kur nuk përdoret gjatë natës. Materialet janë premium: lëkura e hollë, kuti luksoze të përpunuara me kujdes me punë dore.

Strider 15 maxi-RIB është projektuar për deri në 16 persona, me katër vende për të fjetur. Rezervuarët e karburantit dhe ujit janë masivë, 1,200 L për versionin inboard; ose 2,500 L për variantin outboard, që lejon lundrime të gjata pa kompromis në komoditet. Kapaciteti maksimal motorik shkon deri në 1052 kW, ndërsa shpejtësia maksimale arrin deri 51 nyje.
Flagship Rebel 55 spikat me gati 17 metra gjatësi dhe gjerësi mbresëlënëse, duke ofruar dy kabina luksoze dhe një “lounge” të jashtëm për 16 persona.
Modelet Pirelli ofrojnë një eksperiencë të veçantë me elementët e një day cruiser, center console dhe dizajni luksoz bashkohen në një model unik.

Disponibiliteti
Falë Mektrin Motors, të gjithë klientët e interesuar në produktet e SACS Tecnorib do të përfitojnë akses të drejtpërdrejtë në këto modele së bashku me shërbime teknike të specializuara dhe garanci 2 vjeçare.