Nomad Tech është një platformë e re novative që synon të fuqizojë startup-et shqiptare dhe të promovojë një ekosistem zhvillimi të qëndrueshëm dhe bashkëkohor. Ajo përfaqëson një angazhim konkret të sektorit privat për të mbështetur idetë që transformojnë duke krijuar ura mes inovatorëve, institucioneve dhe sipërmarrjes.

Pas një procesi vlerësimi plotësisht meritë-bazuar, i zhvilluar në disa etapa – nga kontrolli administrativ, tek analiza teknike dhe prezantimet publike – ekipi i Nomad Tech ka shpallur dhe listën e projekteve fituese që do të nisin zbatimin brenda pak ditësh.
Nga 312 aplikime të paraqitura, u përzgjodhën vetëm ato iniciativa që shfaqën potencial të lartë ndikimi, qëndrueshmërie dhe realizimi praktik, duke kaluar pragun e kërkuar të pikëzimit për financim dhe mentorim. Ky rezultat përbën një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sipërmarrjes së re dhe inovacionit digjital në Shqipëri.

Procesi i përzgjedhjes u krye nga një komision i pavarur, duke ndjekur një metodologji të qartë dhe të standardizuar, që siguron konkurrencë të ndershme, transparencë dhe cilësi. Fituesit e këtij edicioni do të përfitojnë një paketë të plotë mbështetjeje, e cila përfshin grant financiar, program mentorimi, asistencë teknike dhe qasje në një rrjet partnerësh strategjikë.
Kjo mbështetje synon të ndihmojë që idetë e tyre të shndërrohen në produkte dhe shërbime të qëndrueshme e konkurruese në treg, duke kontribuar drejtpërdrejt në forcimin e ekosistemit inovativ dhe sipërmarrës në vend.
Lista e projekt-propozimeve fituese
Fasha I
Emri i Start-up
- GaiaMark
- Babble Bridge
- Filiz
- Albintech
- Reeds Albania
- Beachmaster
- Brain Nest Consulting
Fasha II
Emri i Start-up
- FlexTribe
- N’Zon
- EcoCharger
Fasha III
Emri i Start-up
- LookUp
- POK
- ScreenON
- TODX SHPK
- NEXORA
- Onemor
- Rovigo Solutions
- StarBalkans
- Orange
- RIN PROJECT – Recycle – Innovate – Nature