Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: IAA Mobility 2025: Volkswagen do të prezantojë një SUV të ri elektrik dhe modele “Limited Edition”
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Cars > IAA Mobility 2025: Volkswagen do të prezantojë një SUV të ri elektrik dhe modele “Limited Edition”
Cars

IAA Mobility 2025: Volkswagen do të prezantojë një SUV të ri elektrik dhe modele “Limited Edition”

Last updated: 2 Shtator, 2025 11:00 am
Ndaj
4 Min lexim

Me vetëm një javë përpara debutimit zyrtar, Volkswagen ka zbuluar më shumë detaje për modelin e saj më të përballueshëm elektrik: ID.2, i cili do të ekspozohet në IAA Mobility 2025, ku Geek Room do të jetë i pranishëm për t’ju njohur nga afër me avancimet më të fundit në industrinë e automjeteve.

Fillimisht, ID.2 do të prezantohet si një hatchback elektrik me çmim bazë rreth 25,000 euro, duke e bërë atë një nga makinat elektrike më të lira në treg. Kompania e përshkruan si “e gjerë si një Golf” dhe “e përballueshme si një Polo”.

Volkswagen-most-affordable-electric-SUV

Pak pas hatchback-ut, Volkswagen do të sjellë edhe versionin SUV të ID.2, i cili pritet të ketë sukses edhe më të madh. Ky model do të pozicionohet nën ID.3 dhe ID.4, duke u bërë opsioni më ekonomik në linjën e SUV-ve elektrike të markës. Deri më tani, janë shfaqur vetëm në disa pamje të turbullta, por dizenjuesi kryesor i VW, Andreas Mindt, ka ndarë disa imazhe të reja. SUV-i sjell një pamje më të rafinuar.

Makinat do të ndërtohen mbi platformën e re MEB+, e cila do të mbështesë gjeneratën e ardhshme të modeleve elektrike të Volkswagen. Hatchback-u do të vijë me dy opsione baterish: 38 kWh ose 56 kWh, që ofrojnë një autonomi deri në 450km (WLTP). Për versionin SUV detajet përfundimtare mbi çmimin dhe autonominë nuk janë zbuluar ende, por pritet të kushtojë rreth 30,000 euro, më lirë se ID.4.

Volkswagen-ID.2-EV-interior

Sipas drejtuesit të zhvillimit teknik, Kai Grünitz, Volkswagen do të sjellë “përmirësime të mëdha”, përfshirë stil të ri të brendshëm dhe të jashtëm. Kabina do të ketë ekrane moderne prej 12.9 inç dhe 10.9 inç, si dhe kontrolle fizike më praktike. Për më tepër, makina do të ofrojë mënyra drejtimi nostalgjike që imitojnë modelet klasike si Golf apo Beetle.

Volkswagen-ID.2-EV-interior

T-Roc krejtësisht i ri do të shfaqet gjithashtu për herë të parë në Open Space. Një tjetër moment i veçantë do të jetë ID.3 GTX FIRE+ICE O2, i projektuar në bashkëpunim me markën e veshjeve sportive me performancë të lartë BOGNER FIRE+ICE. Edicioni special i kufizuar mund të përjetohet në Mynih së bashku me paraardhësin e tij, Golf II Fire and Ice nga vitet 1990.

Pas premierës botërore në garën 24-orëshe në Nurburgring, modeli ekskluziv i përvjetorit Golf GTI EDITION 50, GTI më i fuqishëm i prodhimit deri më sot me 325 kf, do të bëjë gjithashtu një paraqitje në IAA MOBILITY 2025.

Megjithatë, IAA Mobility nuk kufizohet vetëm në makinat e ardhshme të Volkswagen. Ai gjithashtu do të ofrojë një pamje të Laboratorit dhe Dizajnit të Materialeve Volkswagen, i cili do të ofrojë informacion mbi materialet e riciklueshme dhe inovative. Përveç kësaj, GTI Wall do të shfaqë një simulator garash plot aksion dhe do të ofrojë mundësinë për të krijuar momente të personalizuara të IA-së.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme IFA 2025: Dangbei do të prezantojë një akuarium inteligjent
Tjetra Teleskopi James Webb bën një zbulim që mund të ndryshojnë teoritë rreth krijimit të galaksive

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Cars

Toyota tregon se makinat elektrike që kompania do të prodhojë së shpejti do të kenë një autonomi prej 1000km

14 Qershor, 2023
Cars

Cadillac prezanton pamjen e plotë të makinës së re elektrike luksoze Celestiq EV

24 Korrik, 2022
Cars

Elon Musk sapo kuptoi se makinat self-driving janë ”një mision i vështirë”

6 Korrik, 2021
Cars

MWC 2026: Xiaomi prezanton supermakinën elektrike Vision GT

2 Mars, 2026

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?